Shtetet e Bashkuara, një vend i themeluar mbi refuzimin e privilegjeve aristokratike, ofron një mundësi shqetësuese: zgjedhje presidenciale në të cilat kandidatët demokratë dhe republikanë i përkasin dy familjeve hegjemoniste në Uashington në 25 vitet e fundit. Një vit e gjysmë para presidencialeve ku do të zgjidhet pasuesi i demokratit Barack Obama, dy emra dallojnë në garën për emërim. Në Partinë Demokratike, Hillary Clinton e preferuara e partisë. Në Partinë Republikane beteja është më e kontestuar, megjithatë Jeb Bush duket se është favoriti kryesor.
Clinton, që ka qenë senatore e Nju Jorkut, kandidate e dështuar për presidente në 2008 dhe Sekretare e Shtetit me Obamën, është gruaja e Bill Clinton, president i SHBA-së nga viti 1993 deri 2001. Bush, ish-guvernator i Floridës, është vëllai i Xhorxh W. Bush, që ishte president mes 2001 – 2009 dhe djali i Xhorxh H. W Bush, president mes 1989-1993. Askush nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidimin, por nëse Clinton dhe Bush konfirmojnë aspiratat e tyre dhe nëse zgjidhen nga partitë e tyre përkatëse, në nëntor të 2016-ës do të përballen dy dinastitë, që me një ndërprerje prej tetë vitesh (presidenca Obama), kanë okupuar Shtëpinë e Bardhë që nga viti 1989. “Për shumë votues, Bush-Clinton duket një kthim në të shkuarën, më shumë se një ecje drejt së ardhmes”, thotë Peter Hart, specialist në sondazhe, drejtor i kompanisë “Hart Research Associated” dhe i afërt me demokratët. Një nga specialitetet e Hart është organizimi i takimeve me votuesit e seleksionuar, ku pyetjet dhe diskutimet shërbejnë për të dalluar rrymat e opinionit publik. Në fillim të janarit ai organizoi një prej këtyre grupeve në Kolorado, një nga vendet vendimtare në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Nga ai takim Hart doli në përfundimin se votuesit janë skeptikë përballë një konflikti Clinton – Bush. “Nuk thonë se nuk u pëlqen kjo ide, por nuk i emocionon”, thotë ai. Kjo nuk do të thotë se kanë vendosur të votojnë kundër tyre sepse duhet pothuajse një vit për të filluar mbledhjet e grupeve drejtuese (kuvendeve zgjedhore) dhe primaret për të zgjedhur kandidatët, por ama i përgjigjet mosbesimit ndaj elitave në Uashington si dhe pasqyron armiqësinë pothuajse instinktive të amerikanëve ndaj idesë që disa familje mund të ndajnë pushtetin.
“Nuk ka politikanë më të mirë në një vend prej 310 milionë banorësh, një vend dinamik dhe krijues në transformim të plotë demografik dhe social? “Një tjetër Clinton?”, mund të pyesin demokratët. “Një tjetër Bush?”, ankohen republikanët.
Nëse Bush do të fitonte, tre presidentët e fundit republikanë do të ishin nga e njëjta familje. Dhe në qoftë se fiton Bush, apo Clinton në 2016 dhe në 2020 fituesi rizgjidhet, një anëtar i këtyre dinastive do të ishte president për 28 nga 36 vitet e fundit. Pothuajse një e treta e një shekulli. Në këtë demokraci plot me dyshime (për joefikasitetin legjislativ, frika e humbjes së hegjemonisë globale, rritja e konkurrentëve të tilla si Kina), kjo hipotezë u jep krahë vizioneve më të errëta.
“Sot 12% e anëtarëve të Kongresit kanë një paraardhës, ose bashkëshorti i të cilit ka shërbyer në Kongres”, thotë politologu Brian Feinstein. “Nuk besoj se kjo do të thotë refuzim ndaj dinastive, apo këtyre lloj familjeve mbretërore. Kjo mund të jetë ajo që amerikanët thonë, por veprimet e tyre në momentin e votimit janë të tjera”, thotë ai.
Feinstein është autor i “The dynasty advantage” (Avantazhet e dinastisë), një artikull akademik i botuar në 2010-ën ku studion peshën e lidhjeve familjare në zgjedhjet e kongresit. Ti përkasësh një familjeje kongresmenësh nuk është një problem në momentin kur fiton zgjedhjet. Përkundrazi! E njëjta gjë vlen në zgjedhjet presidenciale. Një Bush, apo Clinton, falë lidhjeve të tyre familjare, mund të hyjnë më në brendësi dhe të marrin mbështetjen e politikanëve të tjerë. Një faktor kyç është avantazh i njohjes së emrit, vlerës së markës së familjes.
“Nëse shikoni nivelin e njohurive politike në SHBA, ai ka tendencë të jetë mjaft i ulët, madje edhe në mesin e njerëzve të cilët mund të shkojnë për të votuar”, thotë ai. “Rreth një vit më parë, një e treta e njerëzve të anketuar nuk do të mund të identifikonin me emër zëvendës/ presidentin. Pra, ka grupe zgjedhësish që dinë shumë pak për politikën, dhe për këta një Bush apo një Clinton është një emër që ata e njohin”. Nga Kennedy tek Bush dhe Clinton, dinastitë magjepsin, por në të njëjtën kohë të çojnë pas në kohë.

JU E KENI NE RREGULL.
“Atdhetare” deshtake,do quhen tere ata arnaute qe po vershojne me komentet e tyre,mbi telenovelen tashme bajate te Bedri Islamit.
-Kur u publikua promemorja e shkrimtarit e publicistit N.Jorgaqi,per kujtimin e 50,vjetorit te vdekjes se imzot Fan S.Nolit,nuk pati me shume se 18 komente,ku ishin ‘atdhetaret’ me dt.13/3/2015,qe te benin nje homazh te shkurter per korifeun dhe mbrojtesin e kishes shqiptare?-Pse nuk vershuan si sot,per ate qe ata trumbetojne se, “mburen” ?-Jo,-keta lloj ‘atdhetaresh’,nuk pjerdhin per Nolin,as per vepren e tij,keta i nxirros e sterros perparimi e shkelqimi i fese dhe komunitetit orthodhoks,nen udheheqjen burrerore e triumfale te Hiresise se Tij Zotit Anastas Janullatos.Bedriut,nuk i vjen edhe aq mire kur e permend vetem me mbiemer ISLAMI,te cilin e ka zgjedhur vete jo shume kohe me pare,ndoshta per te humbur gjurmet(ai e di !!),se kjo e ballafaqon me realitetin e sojit te tij,qe eshte pararoja e krimit dhe zullumeve ne arnavutllukistan.
Jam xhamia,jam namazi,
jam zinxhiri,jam kafazi,
jam bodrumi,jam zullumi.
kush ngre koken,e merr lumi !
-E kur themi bodrumi,kemi thene Bedriu,
kur themi Bedriu,kemi thene bodrumi !