Hillary Clinton ka siguruar nominimin si kandidate e demokratëve për presidente e SHBA.
Sipas AP, ajo ka siguruar 2383 delegatë, mjaftueshëm për të fituar kandidimin.
Ajo do jetë e para e nominuar femër që synon postin e lartë në SHBA.
Por rivali i saj, Bernie Sanders tha se Clinton nuk ka fituar, pasi ajo është e varur nga superdelegatët, të cilët nuk mund të votojnë deri në konventën e korrikut.
Superdelegatët e deklarojnë votën e tyre për një kandidat edhe përpara konventës, por nuk votojnë formalisht deri në konventën e partisë.
Ndërkohë BBC raporton se policia ka arrestuar kunatin e Clinton.
Ai dyshohet se po i jepte makinës në gjendjet ë dehur.
Roger Clinton, 59 vjeç, u lirua me kusht nga qelia, pasi pagoi 15 mijë dollarë garanci.
Clinton u ndalua pas një telefonate. Ai revuzoi të bënte testin e alkoolit.
Kjo nuk është hera e parë që zoti Clinton është një burim turpërimi për vëllanë dhe kunatin.
Ai është arrestuar në vitin 2011 pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur.
Ai u fal atë vit nga vëllai, në ditën e fundit në detyrë si president, për një dënim për çështje droge në vitin 1980.