Prof. Xhelal Gjeçovi
(Vijon nga numri i kaluar)
Në situatën e krijuar, shqiptarët duhet të përcaktonin pa vonesë qëndrimin, duke zgjedhur njërin nga opsionet: “bashkimin”, e realizuar nga okupatori, që do të thoshte, heqje dorë nga pavarësia, siç bënë deputetët e Asamblesë, që, për këtë arsye, populli e quajti Asamble e tradhtarëve, ose zgjidhjen që ofronin aleatët. Këta të fundit, me Kartën e Atlantikut, gusht 1941, e kishin bërë te qartë, se nuk njihnin pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 39, por as copëtimin e Jugosllavisë, që kryen Fuqitë e Boshtit Nazifashist, pas dy vjetësh, prill ‘41. Kjo do të thoshte se, për momentin, ata nuk njihnin as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Shqiptarët duhej të shihnin realitetin në sy, e të mos ushqeheshin me iluzione. Zgjidhja që ofroi okupatori për Kosovën, ishte gjysmake, pasi pjesë të rëndësishme, përfshi Mitrovicën me Trepçen, mbeteshin jashtë saj, për pazare të tjera të okupatorëve. Mbi të gjitha, ajo ishte e përkohshme. Në balancat e krijuara, nuk kishte të ardhme. Kurse, platforma e aleatëve ofronte një zgjidhje të qëndrueshme e përfundimtare, pasi mbështetej në vetëvendosje, kërkesë thelbësore e Kartës së Atlantikut, e si e tillë, garantohej nga aleatët.
Natyrisht, as pavarësia e as bashkimi i Kosovës, nuk mund të shiheshin,jashtë këtij konteksti, jashtë këtyre zhvillimeve, pasi dhe lufta, në të dy pjesët e vendit, që synonte arritjen e tyre, nuk do të ishte e shkëputur, e mbyllur, e izoluar nga bota.
Kuptimi i drejt i gjithë këtij korrelacioni, kësaj ndërthurjeje të faktorëve relevantë, të brendshëm e të jashtëm, përbënte kushtin sin e qua non, pa të cilin, nuk mund të orientoheshe drejt e të zije pozicionin që duhej, në udhëkryqin historik, në të cilin qenë mbërthyer vendi e bota. Analiza e qetë e tyre, bëri që Lufta të rreshtohej, qysh në fillim në anën e duhur të historisë, përkrah aleatëve të Koalicionit Antifashist, dhe kjo është një meritë tjetër, e pamohueshme, e Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve te tij.
Një rreshtim i tillë do të reflektohej menjëherë në qëndrimet e aleatëve ndaj Pavarësisë Shqiptare. Në rrethana të tilla, do të shfaqej dhe iniciativa e BS dhe e Stalinit, për t’iu rikthyer kësaj çështjeje.
Në nëntor ‘41, Moskën e vizitoi ministri i jashtëm britanik, A. Iden. Në takimin me të, Stalini do t’i parashtronte propozimin që t’i rikthehemi çështjes shqiptare, të korrigjojmë qëndrimin e mbajtur ndaj agresionit të fashistëve italianë më 7 prill 1939 dhe të deklarojmë publikisht, se nuk e njohim atë dhe mbështetim pavarësinë që ky vend kishte patur para Lufte. Ketë, ka shkruar Kristo Frashëri, nuk e thotë, as Stalini e as Enver Hoxha, por Sekretari Amerikan i Shtetit, E. Stettinius, në veprën “Ruzvelti dhe rusët”, botuar më1949.
Pas një konsultimi të përbashkët, tri Fuqitë Aleate, Britania e Madhe, BS dhe SHBA bënë të ditur, përmes ministrave të Jashtëm, deklaratat e qeverive të tyre, në të cilat, ata shpreheshin publikisht, se nuk njihnin as pushtimin e Shqipërisë dhe as pretendimet e Italisë Fashiste ndaj saj; Se ripohonin Pavarësinë e Shqipërisë dhe shprehnin dëshirën, që ta shinin atë sa më parë, të rivendosur. Kjo ishte, padyshim një fitore për Shqipërinë, për luftën e popullit shqiptar, e për udhëheqësit e saj, që tregonte se ata, e kishin kaluar dhe e kishin fituar provën e besimit ndaj aleatëve, që do të përkthehej në njohjen dhe mbështetjen pa rezerva, e cila do të kishte rëndësi shumë të madhe, për përmbushjen e objektivave kombëtare, të parashikuara në programin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar.
Pavarësia dhe Lufta
Është për t’u theksuar se, ndryshe nga deklarata amerikane e ajo sovjetike, që njihnin pavarësinë e Shqipërisë, pa asnjë rezervë, deklarata britanike, e bërë nga ministri Jashtëm A. Iden, më 17 dhjetor 42, në Dhomën e Komuneve, ndonëse njihte Pavarësinë e Shqipërisë, linte të hapur çështjen e kufijve të saj, si një çështje që duhej të diskutohej në konferencën e paqes, që do të mbahej pas lufte. Këtë rrugë, ajo kishte zgjedhur, që të përmbushte një premtim, të dhënë qeverisë mbretërore greke në mërgim, të vendosur në Londër.
Me gjithë shqetësimin që krijoi, ndaj deklaratës britanike, nuk pati ndonjë reagim publik, nga forcat politike, të djathta apo të majta. Mesa duket u gjykua se, për momentin, ajo që i bashkonte të dy palët, lufta kundër fashizmit, kishte përparësi, e se mbështetja e Britanisë së Madhe për Luftën kishte rëndësi të posaçme. Madje, shpresohej, se në procesin e saj, do të sqaroheshin e do të kapërceheshin dhe mospajtimet për çështjen e kufijve të Shqipërisë.
Si rrjedhojë e fitores së Koalicionit Antifashist dhe e disfatës së Fuqive të Boshtit Nazifashist, u arrit çlirimi, njeri pas tjetrit, i vendeve të angazhuara në luftë përkrah aleatëve, përfshi dhe Shqipërinë. Shqipëria u çlirua me forcat e veta, pa qenë nevoja që, në territorin e saj, të kryenin veprime luftarake, ushtritë e vendeve aleate, siç ndodhi me vendet rreth nesh. Kësisoj, pavarësia do të ishte e do të mbetej e plotë, e pa ndikuar dhe e garantuar, sovraniteti dhe kufijtë të pacenuar, të paprekshëm. Ishte lufta, angazhimi në luftë, përkrah aleatëve, që i jepte pavarësisë forcën e vitalitetin e duhur, që do të shërbenin për të përballuar rreziqet, me të cilat vendi do të përballej dhe më tutje.
Kështu, sapo përfundoi lufta, Greqia, fqinji ynë jugor, ndërmori një fushatë të tërë sulmesh e shpifjesh ndaj Shqipërisë, duke e akuzuar se i qe bashkuar agresionit të fashistëve italiane kundër Greqisë e duke kërkuar, që, për këtë arsye, të dënohej, siç po dënoheshin kudo bashkëpunëtorët e fashizmit, jo vetëm me dëmshpërblime financiare, por dhe gjymtime territoriale, që nënkuptonin, shkëputjen dhe aneksimin Shqipërisë së Jugut, një ambicie e vjetër e qarqeve vorio-epiriote, të dala mendsh.
Ndërkohë, Kosova e viset e tjera, të çliruara nga zgjedha nazifashiste, ndodheshin të përfshira në kufijtë e shteteve që i kishin aneksuar që më1913, me shpresë e në pritje të korrigjimit të këtij gabimi historik. Shpresat e tyre bazoheshin në Kartën e Atlantikut, dokumentin që i kishte frymëzuar e motivuar në luftë kundër agresorëve nazifashiste. Mirëpo, ndryshe nga ç’mendohej, shqiptarëve do t`u rezervohej një tjetër zhgënjim, pasi aleatët, hartuesit e këtij dokumenti, të mbledhur në Teheran, Jaltë e Podsdam, kur perspektiva e luftës tashmë shihej qartë, pasi ndanë zonat e influencës, do të merreshin vesh, që çështja e kufijve dhe pretendimet për ta, të mbylleshin, e ato, do të mund të hapeshin e të ndryshonin vetëm me marrëveshje në mes palëve të interesuara.
Në vitin 1946, një vit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, aleatët thirrën në Paris, Konferencën e Paqes, e cila do të ndërtonte hartën e re te Evropës paslufte. Kryeministri grek Caldaris, do të shfrytëzonte tribunën e këtij forumi për të shfaqur publikisht, akuzat dhe pretendimet ndaj Shqipërisë, duke kërkuar njohjen e pranimin e tyre, nga aleatët, më së pari, por dhe pjesëmarrësit e tjerë në mbledhje.
Në përgjigje të tyre, kryeministri shqiptar, Enver Hoxha, deklaroi se, “Shqipëria, nuk kishte asnjë pëllëmbë tokë të huaj, brenda kufijve të vet, përkundrazi, ishin të tjerët, që kishin grabitur territore te saj”, e se “Kufijtë tanë, nuk mund t’i verë në diskutim askush, as kjo konferencë. Ato, për ne janë të shenjtë e te pa prekshëm”. Shqipëria, vijon me tej ai, i “kishte kryer, deri në fund, obligimet ndaj Luftës e ndaj Aleancës Antifashiste dhe nuk kishte asnjë lidhje me kolaboracionistët, që i qenë bashkuar Italisë, në agresionin kundër Greqisë”; biles ajo, megjithëse e pushtuar dhe vetë nga të njëjtët agresorë “kishte marrë anën e Greqisë dhe kishte mbështetur luftën e popullit grek”; prandaj “nuk ka ardhur këtu, që të japë, por t`u kërkojë llogari armiqve të përbashkët”. Në fund të debatit mbi këtë çështje, Konferenca rrëzoi akuzat greke dhe mbylli përfundimisht pretendimet për të ashtuquajturin Vorio-Epir.
Ndërkohë, në Kosove zhvillimet do te ishin dramatike. Kosovarët qenë angazhuar në luftë, përkrah vëllezërve të tyre në Shqipëri dhe popujve të Jugosllavisë, duke shpresuar se regjimi i ri, që do të vendosej në Jugosllavi, do të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës, të shprehur në Rezolutën e Bujanit, që mbështetej në Kartën e Atlantikut. Por shpejt do të shihej se, në qëndrimin ndaj shqiptarëve, Jugosllavia e Re, nuk kishte ndonjë ndryshim për t’u shënuar, nga Jugosllavia e vjetër. Pa mbaruar ende lufta, biles në kohën kur dy divizione partizane të Shqipërisë, luftonin ende në Jugosllavi kundër forcave naziste, qeveria jugosllave, përmes një mbledhje, të inskenuar të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, të thirrur në Prizren, në korrik 45, anuloi Rezolutën e Bujanit dhe e zëvendësoi me një rezolutë tjetër, në të cilën, shprehej gjoja vullneti i popullsisë së Krahinës, që “Kosova t’i bashkohej Serbisë Federale”.
Në këtë mënyrë, situata ne Kosovë do të përmbysej totalisht e bashkë me të, do të pësonin një goditje të rëndë, shpresat e shqiptarëve për një zgjidhje të shpejtë të çështjes e tyre kombëtare. Aty qe vendosur gjendja jashtëzakonshme dhe administrata ushtarake. Popullsia shqiptare, qe vënë nën terror. Nën pretekstin e qërimit të hesapeve me bashkëpunëtorët e fashizmit e me bartësit e “qëndrimeve oportuniste”, kishte nisur “gjuetia e shtrigave”, pre e së cilës, do të ishin qindra patriotë kosovarë, pjesëmarrës në luftë, ndër ta dhe një sërë figurash të njohura, që kishin udhëhequr luftën. Shihej qartë, se me këtë revansh po synohej që Çështja e tyre kombëtare të asgjësohej.
Në këto rrethana, Shqipëria do të nisë udhëtimin pas lufte, me kufijtë e cunguar në 13-n, të konfirmuar dhe në Konferencën e Paqes, më 1946. Ndërkohë që, Kosova, Çamëria e viset e të tjera, do të mbeteshin, edhe më tej, të shkëputura nga Shqipëria, trungu i vet, brenda kufijve të shteteve, që i kishin aneksuar e që Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, siç u tha, i njohu, duke bërë kështu një padrejtësi të pashoqe ndaj shqiptarëve, pasojat e së cilës, ndjehen edhe sot, në jetën shoqërore dhe ekonomike, në të dy pjesët e vendit.
Kësisoj, aspiratat liridashëse e kombëtare, pavarësia dhe shteti i pavarur i Kosovës, që u arritën në fundin e viteve 90-të, me angazhimin e fuqishëm të faktorit ndërkombëtar, BE e Natos e, veçanërisht të SHBA, me mjete politike, diplomatike e më në fund dhe ushtarake, kanë kërkuar padyshim përpjekje e sakrifica mbinjerëzore, të shqiptarëve të Kosovës, të cilat janë mbështetur, në mënyrë të vazhdueshme e të pa lëkundur nga shteti shqiptar, e cila, siç ka shkruar akademiku Rexhep Qosja, për shumë kohë ishte e vetmja mbështetje që i vinte Kosovës.
***
E megjithatë vazhdojnë dhe sot sulmet e shpifjet e ballistëve, të Butkës, të Tufës, por dhe Kaloçit, që i është rikthyer zanatit të vjetër, manipulimit me dokumente të luftës kryesisht, por jo vetëm, në përpjekjet për të hedhur baltë ndaj të kaluarës, një mision i zhvlerësuar që në nisje, pa kurrfarë ndikimi në vend, sepse këta që i vërsulen luftës, i njeh mirë populli, pasi ka njohur e s’i ka harruar paraardhësit e tyre, në vitet e saj, kur i kthyen krahët vendit e iu bashkuan okupatorëve nazifashistë, në këmbim të posteve e privilegjeve që u siguronin.
Përgjigjen më të mirë falsifikimeve të tyre e ka dhënë Fadil Hoxha, një figurë e njohur dhe e respektuar e Kosovës, udhëheqës i Luftës Nacionalçlirimtare, në një intervistë në tv Klan, ku, ndër të tjera, thekson se populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë Shqipërisë, njësive partizane të Shqipërisë, që zhvilluan luftime në Kosovë, veçanërisht dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës, por dhe për qëndrimet pas lufte, në mbrojtje të Kosovës e të çështjes së Kosovës, të drejtave të ligjshme, të shkelura e të mohuara nga serbomëdhenjtë.
Pyes Butkën dhe Kaloçin, po Balli, organizata e tyre e dashur, a ka patur ndonjë angazhim për Kosovën, gjatë luftës, apo s`kish kohë, se qe i zënë me angazhime më të rëndësishme, në ndihmë të forcave okupatore nazifashiste, në luftimet kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Kurse, pas lufte, me organizimin e furnizimin e bandave të diversantëve me ballistë, që përdoreshin si mish për top për llogari të shërbimeve sekrete të vendeve fqinje, që kërkonin jo rrezimin e diktaturës, siç pretendojnë ata që iu bashkuan, se diktatura, edhe më të egra kishin ngritur e vendet e tyre, por likuidimin e pavarësisë e të shtetit të pavarur shqiptar, që ishin pengesë e pa kapërcyeshme, për planet e tyre, për aneksim të territoreve të tjera.
Fotot me ballistë që Kaloçi solli këto ditë, të shoqëruara me komente të rëndomta politizuese, nuk mashtrojnë njeri. Për t`u bërë i besueshëm ai duhet të shpjegonte, përse shkuan në Kosovë, se në foto duken sikur po shkojnë në dasëm e jo në luftë. Kaloçi thotë për të luftuar. Po kundër kujt? Okupatorin, bashkë me shpurën e bashkëpuntorëve, nga Kosova e nga Shqipëria i kishin këtu, por ndonjë krisme pushke prej tyre nuk u dëgjua. Në fakt, në Kosovë ata shkonin të urdhëruar, pikërisht nga qeveritarët kuislingë, nga Deva me shokë, miq të Mit`hat beut, për të kryer misionin që u kish ngarkuar okupatori, që të përhapnin konfuzion e të mbillnin përçarje në popull, të nxitnin vëllavrasjen. Këtë punë dinin ta bënin mirë, pasi qenë mësuar e stërvitur nga gjermanët. Me kot mundohet Kaloçi t’u bëjë makiazh e të na i paraqitë si patriotë denbabaden, që patriotizmin e kishin në gjak e në traditë. Populli s’ka nevojë për përrallat e Kaloçit, pasi i njohu vetë në vitet e provës së vërtetë të luftës e jo të improvizimeve që bënte Mit`hat Frashëri për të krijuar përshtypjen se gjasme edhe ata po angazhohen në luftime, biles në Kosovë, duke menduar se atje dhe mund të gënjehet, pasi s`i vëren e s`i shikon kush. Mirëpo ata që kanë qenë në Kosovë në këtë kohë thonë se asnjë lëvizje, e jo më krismë nuk u pa e nuk u dëgjua prej tyre. Kaloçi kujton se iu bën nder pasardhësve sot, duke iu sjellë në vëmendje baballarët e kushërinjtë, por në fakt ndodh e kundërta. Pamjet që servir bashkë me komentet bajate, të dalë boje, nuk u heqin ngjyrën e bojës që kanë patur, në ato kohë të vështira, dhe as trishtimin që ndjejnë sot kur u kujton plagë, që përpiqen t`i harrojnë.

Per Xhelal bolshevikun , po huazoj nje shprehje nga Poeti Gjerman, Bertol Breht: BARKU QE POLLI ATE KOLERE ESHTE ENDE PJELLOR. Fare e keqe komunizmi.
Fidel te zente pallati poshte ishalla!
Vdeksh ngafala ngadale nen rrenoja Duke Pate Si te vdesin reibt e shtepise perpata syve nen germalla!
Ishalla o zot!
Kerme.
O morr i kuq dhe injorant i rilindjes zoti shperblen te drejtin , te ndershmin, jo kriminelet e zemerligjte si puna jote. Ate qe lut per mua do te bjere mbi ty e familjen tende o i zgjebosur,
Fidel te zente pallati poshte ishalla!
Vdeksh ngadala ngadale nen rrenoja Duke Pare Si te vdesin robt e shtepise perpara syve nen germalla!
Ishalla o zot!
Kerme.
Ti flet per komunizmin mor sifilitik drogaxhi.
Ha mut kapitalisti tashti aty ne ate vend qe e bene mut.
AS janulla e AS kisha apo hoxha su rrujn dot.
Gezoju gezoju Idiot U lindur
Druzhe muzhik gjasme intelektual.
Shko ne Rusi, Kine, Serbi se e kane m..tin te fermentuar per kohe te gjate. Do te shijoje me te verete.
Dukesh qe je “intelektual ” nga fjalori qe perdor, ke mbaruar shkollen e larte te PPSh me drejtoreshe Nexhmijen . Te gjithe ata qe lusin te keqen per te tjere , e keqja i vjen atyre ne dere. Kjo ka per te ndodhur o injorant i lindur , o ligesi e shpirtit qe je i njejti person Intelektuali-Earthquake o zgjebe e leprozes.
Fidel te zente pallati poshte ishalla!
Vdeksh ngadala ngadale nen rrenoja Duke Pare Si te vdesin robt e shtepise perpara syve nen germalla!
Ishalla o zot!
Kerme.
Ti flet per komunizmin mor sifilitik drogaxhi.
Ha mut kapitalisti tashti aty ne ate vend qe e bene mut.
AS janulla e AS kisha apo hoxha su rrujn dot.
Gezoju gezoju Idiot U lindur.
Asgje me shqeteson pervec llagapit te ketij terroristi bolshevik.Ky mban mbiemrin e nje martiri te nacionalizmes,nje idoli te kombit,At Shtjefen Gjecovi.
Ja ku me del ky gjytrym i toger babes me mbiemrin e Klerikut te madh te kanunit te Maleve shqyptare..
Ashtu si na doli Berisha zagar i Miloshevicit e Bullatovicit,qe vetem prej nje Berishe nuk e pritshim.
Keta komunistat jane si pune UFOsh.Keta kane aftesi te jashtzakonshme kamuflazhi’
Jo kameleoni,por as oktapodhi nuk i arrin keta.
Pse more njerez perdorni nji fjalor aq te ulet, ku mebetet kultura e komunikimit permbajtesor!
LNQ eshte si drita e diellit, ate ska shoshe qe mund ta zbehe.
Mendimet e kunderta duhet bazuar ne Argumente e jo ne sharje e fyerje.
Me Respekt – Genci nga Berni