Çlirohen hapësira publike te “Komuna e Parisit” (FOTO)

redaktor

Lagja “Komuna e Parisit” këtë mëngjes është zgjuar ndryshe.

Pronarët e bizneseve buzë rrugës gjatë gjithë ditës së sotme kanë filluar një e nga një të çmontojnë ndërtimet e tyre që kishin zënë hapësirën publike.

I gjithë ky proces ka vijuar pa nevojën e forcave të policisë dhe pa asnjë kundërshtim nga ata që menaxhonin këto dyqane.

Më poshtë po sjellim nëpërmjet fotografive atë çka ka ndodhur sot në një nga lagjet më të populluara të Tiranës./E.R

1

2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18

Share This Article
14 Comments
  • Shume mire kini bere qe e kni hapur ate ruge se ishte bere problematik ai vend qarkullimi i madh levizje shume e madhe e njerzve dhe e makinave. Me vjen mire per kete gje sepse ajo lagje kishte nevoje per nderhyrjen e shtetit. Urime qeverise

  • Po gjynaf more qe i prishet —
    Lokalet kudo buze ruges dnertohen ,….dhe aty eshte bukuria e lokalit tek tavolinat perjashta , ku njerezit pijne ndonje birre apo kafe ne kohe me diell

    Keshtu jane lokalet kudo ne Paris , New York e kudo

    Ne keto lokale ishin puensuar gjithe ato familje, -Po tani ku do ju gjeni pune atyre , apo s’ka gje ? Te roje Partia !

    Ky Edi eshte Neroni i Shqiperise moderne –Ky do mbahet mend vetem per prishje e shkaterime , me tritol e pa tritol …..La nam

    Si nuk mendon njecike per fatet e atyre njerezve qe ngelen pa pune nga keto prishje ..

    Ky Edi Rama mburret se i le njerezit pa pune dhe pa buke, Mburret se ngre cmimet e energjise elektrike ne maksimum
    Mburret se nge cmimin e karburanteve me larte se kushdo ne Europe …..

    Ky paska ardhur tu mari shpirtin shqiptareve ………Bravo keshtu duhet

    • Hajde jeto njehere aty ku jetoj une more zoteri, tek komuna e Parisit, ku s`ecen dot neper trotuare se perplasesh me kembet e njerezve te ulur neper tavolina per te pire kafe e per te shijuar ate diellin qe e ke merak zotrote.

    • Sa perpune secili mendon vete, edhe ti qe shkruan besoj se punen vete e ke gjetur , vetem nqs je militant i nje partie atehere ta gjen ajo sic ju a ka gjetur shume personave qe une jam kunder kesaj.Sa per hapsirat e tortuareve ato duhet te jene te lira pasi na takon te gjitheve, juve dhe mua badhke pa dallim partie e ngjyre.Vertet jashte ka dhe karrike e tavolina jashte por ata paguajne per ate siperfaqe, dhe lejen ata e kane provizore dhe jo prone sic ndoth ne Shqiperi shpesh e kudo.Pse keto bisnese nuk marrin nga prona private por ajo publikeapo eshte mall pa zot.Ne kete rast ndrhyne shteti sic po bene, eshte pak duhet me shume, ngelemi me shprese senje dite do vij era SHTET.

  • Raimond vlonjati pyet nje te moshuar, nje grua me karroce, apo nje te paralizuar me karroce sa te lehte e kishin te kalonin neper ata te quajtur trotuar. Trutuari eshte publik,as i imi,as yti,as i klubit apo dyqanit. Eshte bere gjithe Shqiperia si Xhelalabad. Nuk e kuptoj se si mund te krahasosh bar-kafet e Londres,Parisit,Romes me ato qebaptoret shqipetare. Parisin,Londren,Romen etj,ligji i mbane ne kembe. Nuk guxon njeri te mari pjese nga totuari “se dua une,apo se une jam i forti”, ti fusin “topet ne big” thote populli.Ne shqipetave nuk na gjendet karari. Kur zene rrugen themi çfare ben shteti,kur prishen themi ky qenka “Neroni”. Ata qe ndertuan pa leje e kane ditur shume mire qe thyen ligjin dhe e kane pritur kete dite. Ne vend qe te mbeshtesni aksionin flisni kuturu. Me hir apo me pahir “Neroni” po ben diçka dhe mos harroni “nuk pritet lisi me nje te rene sopate”.

  • Po kafeneja qe mbahet Kafenja me klasike ne Paris ku vene shkrimtare e intelektuale , ka bllokuar komplet trotuarin me kariket e tavolinat e saja …..Dhe askush nuk e prish

    Dhe pothuaj ashtu jane te gjitha kafenete ne Perendim ….Porse do paguash taksen per tavolinat q eke jashte ne trotuar ….

    Ndersa sa per lokalet ne Tirane , jane lokalet me te bukura ne Europe –Ato me tavolina jashte dhe me xhama …shume te bukura –Tamam street side caffe te kendeshme

    Te gjithe te huajte qe kan ardh ne Tirane i kane mburur kafente buze ruges qe ka ne Tirane
    , mirpo si tja bejme EDI RAMES , qe nuk i pelqen ,
    ….Se ai ka hall se mos e lere tritolin pa pune .loooooooooooool

    • Rajmond, sinqerisht e ke shume gabim. Ne te gjithe boten e zhvilluar nuk ke raste te atilla sic shikon ne Tirane.
      Eshte e vertete qe ne Paris, Amsterdam, Berlin, Londer etj etj, ke disa lokale shume te kendshem ku karriget jane vene ne trotuar, por kjo ndodh gjithmone perpara shesheve te medha ne te cilat kalojne shume rralle makinat. Pra kembesoret, edhe nese dalin nga trotuari, gjithsesi ecin te sigurt ne bulevardin apo ne sheshin qe eshte i planifikuar edhe per shetitje me kembe.
      Ne rastin e Tiranes, ato trotuaret zene te vetmin vend kalimi per kembesoret.
      Eshte e tmerrshme qe njerezit me me pak te ardhura, apo femijet edhe pleqte, te cilet nuk kane privilegjin te kene nje makine, te hezitojne te dalin nga shtepite e tyre se nuk kane ku te ecin. Detyrohet njeriu te dali ne rrugen e makines. Edhe cfare rruge se… ?? Rruge me nje trafik super te ngarkuar e shume te rrezikshem.

  • Po i kthehen qytetareve qytetin e pushtuar nga pushtuesit e mjediseve publike .
    Shum mire qe pershendetet nga çdo qytetar i ndershem .
    Te presim kur do te pasrohet Shkodra e masakruar nga ndertimet qe te zene frymen , Kur po fillon te pastrohet per rreth stadiumit te Shkodres .

  • Raimond me sa shikoj ti je nga ata qe e shikon boten nga ekrani i televizorit. Vertet ka ne Paris,Londer,Rome, po asnje nga ato nuk bllokon trotuaret!! Njehere dhe me nje kohe(e pare nga fotografite e vjetra) gjithe njerzit ishin kepucar apo lyenin kepuce tani ngado qe kalon shikone kafene. Nuk zhillohet vendi dhe ekonomia duke u ulur ne karrige ne kafene dhe “ben romane”. Po mos te ishte ai Edi Rama “lana” do te ishte lumi apo proi apo kanali me i qelbur ne bote,qe vetem me ndonje kanal ne afrike to te ngjante. Ne vend te mbeshtesni qeverine kur shkoni qe behet dicka progresive o burra ta shajme se na prishi qebaptoren. Mos i bini te mires me shqelme se do t’ju kthej shpinen dhe nuk do t’ju vije me!!! LOL

  • Lokalin e Çimit nga mbrostari e ka lene edhe pse ka zene gjithe trotuarin e njerezit me gra e femije kalojne ne rruge se eshte e pamundur…yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy legena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *