Beqari më i dëshiruar i Hollivudit George Clooney, është fejuar me avokaten britanike, Amal Alamuddin. Tabloidi “Entertainment Tonight” raportoi i pari se aktori 52-vjeçar kishte darkuar me 36-vjeçaren dhe miken e tij të ngushtë Cindy Crawford tw mërkurën e kaluar në restorantin “Nobu in Malibu” (Kaliforni), teksa Amal i tregonte ish-modeles unazën e fejesës. Çifti i ri ka shumë interesa të përbashkëta, Amal është e specializuar për ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, ndërsa filantropisti Clooney u arrestua vitin e kaluar duke protestuar para Senatit për të drejtat e njeriut në Sudan.



Nuk perben lajm qe Clooney ka nje te fejuar te “re”, edhe ate po t’a pyesesh se sa te fejuara ka pasur e kush jane, nuk i mban mend. Lajm do te perbente qe Clooney eshte i pa lidhur me ndonje femer, pra beqo.