Klubi „Jil“ në Zyrih u ndalon në mënyrë eksplicite hyrjen “shqiptarëve dhe kosovarëve”. Dhe këtë ndalesë jo vetëm që e kanë provuar në lëkurën e tyre shqiptarët që kanë tentuar të hyjnë. Për më tepër atë e konfirmojnë pa hezituar, me shkrim dhe me gojë, edhe drejtuesit e klubit, që njihet si klub serb, por që frekuentohet edhe nga të tjerët.
Revista elektronike për të rinjtë dhe jetën e natës tillate.com, nisur nga përvoja e një shqiptari i cili ishte përballur me ndalesën për të hyrë në këtë klub, ka kërkuar dhe dokumentuar gjithë këtë në një shkrim të saj.
Për Blerim D.* mbrëmja e argëtimit gjatë muajit gusht kishte përfunduar akoma para se të fillonte. Këtij të riu kosovar i ishte ndaluar hyrja në klubin “Jil” të Zyrihut, aty ku një mik i tij serb po festonte ditëlindjen. Dhe kjo, përkundër faktit se shoku i tij në fjalë e kishte rezervuar një VIP-Lounge për atë natë.
“E ndjej veten të diskriminuar. Kjo është nën çdo dinjitet njerëzor”, thotë për tillate.com, djali 19 vjeçar. Edhe më i shokuar është ndier ai kur e ka lexuar E-mailin të cilin stafi i klubit ia kishte dërguar mikut të tij serb. “Ju lutemi të keni parasysh se hyrjen e kanë të lejuar vetëm personat e moshës madhore (të miturit dhe shqiptarët ose kosovarët nuk lejohen)” thuhet fjalë për fjalë në E-mailin që shoku i Blerimit e kishte marrë në lidhje me rezervimin që ai e kishte bërë.
“Është e saktë, kështu shkruan në secilin vërtetim që ne ua postojmë mysafirëve tanë”, thotë menaxherja e klubit, Sanela Janosevic. Klubi Jil, sipas saj në të kaluarën ka pasur tepër shumë përvoja të këqija me mysafirët nga Kosova dhe nga Shqipëria. “Për këtë arsye ne para rreth dy vitesh e kemi futur në veprim këtë rregullore për të garantuar sigurinë në klub. Personalisht ne nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve dhe njerëzve nga Kosova”, thotë Janosevic.
Menaxherja serbe nuk është e vetëdijshme se klubi me këtë qëndrim të tij kryen vepër penale. “Ne nuk mërzitemi për këtë. Fundja, klubi nuk i takon shtetit, ne mundemi t’i definojmë vetë rregullat”, thotë Janosevic dhe thekson se megjithatë nuk do tu ndalohet hyrja të gjithë shqiptarëve dhe kosovarëve. “Nuk ka rregull pa përjashtim. Ne lejojmë ndonjëherë edhe shqiptarë të hyjnë brenda. Veçanërisht në lunge, në rast se festuesit i kanë regjistruar e kohë miqtë e tyre kosovarë”.
Ndërkaq avokati i ë drejtës penale nga Zyrihu, David Gibor thotë se është diskriminues veprimi i ndalimit të hyrjes nga ana e klubit, për kosovarët dhe shqiptarët . kufizimi i hyrjes vetëm për të rriturit është i pranueshëm por jo edhe përjashtimi i specifikuar i shqiptarëve dhe kosovarëve. “Shërbimet e ofruara nga klubi vlejnë për të gjithë personat e moshës madhore. Prandaj, ndalimi i hyrjes për shqiptarët dhe kosovarët është në kundërshtim me ligjin”, thotë Gibor./albinfo/

Veprimi i stafit te klubit eshte shume i drejte,personalisht kam menaxhuar nje disko te njohur ne Zvicer,problemet me te medha mi sillnin Shqiptaret,ose me mire te them Kosovaret,kjo dhe pse isha Shqiptar,cdo gje e benin nga xhelozia.Per sa i perket shokut Serb te ketij Blerimit nuk kam ca te shtoj po ja dhe nje Shqiptar i shitur qe ka shok Serb.
O GRAND MANAXHER NE THONJZA PSE NE KATER RRESHTA QE SHKRUN I NGATERRON ZORRET ,PSE MER DEBIL TE GJITH SHQIPTARET ISOJ JAN PO KA SHQIPTAR QE TI AS E MERR ME MEN QE JAN TE TILL VETEM KATUNARET BIJN NE SY .KTO QE BEJN KTA LEGENAT E SERBIS ESHT RRACIZEM PURO DHE PER KET PUN KA LIGJE DHE INSTITUCIONE KU ME DENONCU SKA NGEL TA GJENERALIZOSH TI O PSEUDOMANAXHER OSE ME MIR SHPERNDARES PUBLICITETI NE RRUG.
SA PER SHOK SERB PSE DUHET ME E DOGMATIZU SHOQERIN ASNJIHER INDIVIDI NUK PERFAQESON VENDIN PO ASHTU NE TE KUNDERT PO DUKET QE JE KATUNAR SE E PASKE TE LEHT THASHEMLLIKUN FSHATAR HAJT SHNET DHE PUN TE MAR SI SHPERNDARES PUBLICITETI O MANAXHER
Edhe une mendoj se shqiptaret jane problematike kudo qe shkojne dhe cfardo qe bejne mos na vije keq Nuk respektojne njeri tjetrin dhe mendimet e te tjereve Nuk kane kulturen e nevojshme dhe shpesh behen te dhunshem edhe ne biseda duke imponuar mendimet e tyre.
po ketu ne greqi kete e dime prej kohesh.p.sh nje lokal ketu ku banoj une e mori kete vendim pasi shkuan patriotet u zune me njeri tjetrin e i thyen xhama e karrike u be lokali kabriole.megjithate ne shumicen e rasteve patriotet tane lene shume per te deshiruar,ndodh ajo qe quhet ‘ hapje bythesh’.njers pa kultur,bertasin,te veshur alla 90 me pak fjal njers vari lesht.le pastaj po te shikojne det me sy e njers ne te d.m.th.femra.
Ne fillim kujtova se ishin zvicerianet qe ua kishin ndaluar shqiptareve hyrjen ne klub. Dhe te them te drejten nuk u vura shume faj. Por kur mesova se paska qene klub serb thashe: Paskan plotesisht te drejte. Mire ua bejne. Ketu ne Perendim kam njohur shume kosovare qe u qan zemra per “pak serb” I kam pare kur shkojne luajne futboll me ta, kur u vardisen nga mbrapa, kur u flasin gjithe qef serbisht etj etj. Por serbet duket se jane me dinjitoze. Nuk i duan shqiptaret, madje as ata “te moderuarit”, pra qe u qan zemra per”Bashkim Vllazerimin” e dikurshem. Po keta shqiptare qe duan te shkojne ne diskot serbe çfare mutin kane qe ankohen kur ua perplasin deren ne fytyre?! Ashtu e meritojne.
E PSE DUHET TE SHKOJNE NE DISKOT SERBE, PAK TE TJERA KA ANDEJ.