Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ç’më ndodhi në faqen Facebook të Berishës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Ç’më ndodhi në faqen Facebook të Berishës
Analiza

Ç’më ndodhi në faqen Facebook të Berishës

editor
Published December 19, 2012
Share
SHARE

Si përdorues i rrjeteve sociale ndër to edhe i Facebook-ut, gjithnjë me emrin tim, pa u pseudonuar kurrë, kontaktova me adresën e hapur së fundi nga juve z.Kryeministër. Gjatë një shfletimi të shpejtë në statuset e vendosura nga ju, pikësëpari më ra në sy një shënim në krye, ku u bëni ftesë të gjithë vizitorëve virtualë të kontaktojnë me juve  për probleme të ndryshme, madje duke afishuar edhe një numër celulari për të dërguar SMS. I entuziasmuar nga një njoftim i tillë, edhe unë si shumë të tjerë mora inisiativën të kontaktoj me ju z. kryeministër.
Në shënimin e parë që vendosa në ditën me shumë dymbëdhjeta në kalendar, pasi urova për përvjetorin e krijimit të Partisë Demokratike bëra prezent disa ngjarje të rënda të ndodhura në Mirditë si rezultat i mosfunksionimit të shtetit. Duke shtruar pyetjen nëse shteti ka ndërmend të marrë në dorë rendin publik në Mirditë, citova se kohët e fundit hajdutët po bëjnë kërdinë, aq sa në 10 ditë janë shënuar mbi 10 vjedhje dyqanesh, bisnezesh të tjera, por edhe automjete të tipave të ndryshme. Një situatë e tillë është  në qytet, e sidomos në rrethina, por vjedhja më e rëndë e kryer kohët e fundit është ajo me pasojë lënien në errësirë e qindra familjeve me shtrirje në disa fshatra, si Tarazh, Bungaj, Malaj, Tenë, Valcë etj. Keqbërësit brenda pak minutash kanë grabitur qindra metra përcjellës elektrik duke i hequr nga shtyllat për t’i shitur. Heqja dhe grabitja e telave është bërë natën me hënë, por shitja e tyre, natyrisht që është bërë ditën për diell, nën hundën e policisë që në fakt është në kufinjtë minimalë numerikisht, por edhe pa asnjë logjistikë, e madje pa karburant për ndonjë makinë rrangallë.
Sapo hodha këtë shënim, teksa shkruaja disa probleme të tjera që kërkojnë vemendjen e kryeministrit, dhe prisja ndonje reagim, pashë që shënimi im jo vetëm u fshi menjëherë, por adresës time ju bë bllok, e për pasojë mbetën pa u hedhur edhe disa probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone.
Referuar shënimit hyrës e përcolla me jo pak habi një veprim të tillë nga ana e menaxhuesve të adresës së kryeministrit, pasi jam i bindur se nuk mund të ishte ai që fshiu shënimin, e madje të më bënte bllok në përcjelljet e mija, jo vetëm për shkak të axhendës së ngarkuar të zyrtarit më të lartë të qeverisë, por edhe për faktin se kam bindjen se kryeministri nuk mund të merret me gjëra kaq të vogla, aq më tepër kur unë nuk prezantohem me ndonjë pseudonim sic ndodh rëndom, por edhe për faktin se aty u prezantova me pozicionin tim, në profesionin e gazetarit.
Referuar edhe thirrjes së kryeministrit në faqen e parë të shpalosjes së profilit të tij, ku tekstualisht thuhet: “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne ëhatsapp, në numrin +355692099410”,  –  në mënyrë publike bëj thirrjen: Ma hiq “bllokun” z. Kryeministër..!

editor December 19, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?