Data 31 dhjetor është konsideruar si nata e dueleve të mëdha jo vetëm nga prezenca e këngëtarëve si Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Noizy, Ledri Vula, Era Istrefi, Ghetto Geasy, Bleona, Alban Skënderaj etj, por edhe e çmimeve stratosferike që këto lokale ofrojnë.

Nga hulumtimet e bëra në terren, por edhe nga klientë të club-eve më kryesore në Tiranë zbuluam shifra marramendëse për të qenë prezent për disa orë në këto ambiente. Një tavolinë e thjeshtë kushton 20.000 të reja ndërsa zona “Vip” në një club ka arritur shifrën e rezervimit deri në 5000 euro. Clube të tjera kanë shifra si 3000 euro apo 100.000 mijë lek të reja dhe kjo justifikohet me prezencën e artistëve më të mirë të momentit.

Ne shkuam më tej me investigimin tonë dhe morëm vesh që prania e shampanjës së famshme “Dom Pérignon” në tavolinë ka bërë që club-i të ofrojë shifrën e kripur prej 5000 eurosh. Mirëpo kjo nuk i ka stepur aspak dashamirësit e jetës së natës të cilët pas orës 00.00 kanë zgjedhur të kalojnë me shoqërinë ardhjen e vitit të ri 2016.

Ndryshe nga vitet e kaluara emrat më të mirë të muzikës shqiptare kanë zgjedhur të këndojnë në Tiranë kjo për faktin se prej disa vitesh,  DJ-të nuk janë më të preferuar sikurse edhe artistët ndërkombëtarë gjë që ka rritur dhe çmimet për artistët shqiptarë./shije.al