Trajneri i Milan, Vincenzo Montella, po mendon për një eksperiment për ndeshjen e nesërme kundër Sampdoria, që mund të lërë të habitur një pjesë të madhe të ndjekësve të futbollit në Serie A.
Duke parë mungesën e Conti, deri në janar 2018 dhe për t’i dhënë pushim Abate, trajneri i Milan ka vendosur të aktivizojë si anësor të djathtë sulmuesin Fabio Borini, në vendosjen 3-5-2.
Romagnoli, Bonuci dhe Musacchio do të luajnë në qendër të mbrojtës, ndërsa anësorët do të jenë Rodriguez dhe pikërisht Borini, paraqitja e të cilit do të pritet me kuriozitet duke qenë se ky futbollist ka luajtur si qendërsulmues te Roma, Liverpool dhe te Sunderland.
Në mesfushë konfirmohen Kessie dhe Biglia, ndërsa Suso do të luajë në sulm me Kalinic. Bonaventura do të aktivizohet në vend të Cahlanoglu.
