“Çmendet” moti, trafik në rrugët e Lezhës

Leda Hysa

 

Pas ditësh të tëra me temperatura të nxehta, moti sot ka ndryshuar menjëherë duke krijuar kështu edhe trafik të automjeteve në Lezhë

Rrugët që patën më shumë trafik ishin Kryqëzimi i Shëngjinit, hyrja e Lezhës dhe rrethrrotullimi i qytetit.

Shkak për këtë u bënë pushuesit që ndodheshin në plazhin e Shëngjinit, të cilët pas reshjeve u larguan nga bregdeti.

Për të monitoruar trafikun u vendosën patrulla policie megjithatë radhët vazhduan për disa orë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *