India ka prezantuar statujën më të madhe në botë, e cila ka kushtuar 430 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe është 182 metra e lartë.
E ngritur në qytetin perëndimor Gujarat, statuja nderon udhëheqësin indian të Pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel.
Kryeministri Narendra Modi tha se “Statuja e unitetit” do të shërbejë si një atraksion i madh turistik. Megjithatë, banorët lokalë kanë thënë se ky projekt përbën keqmenaxhim të parave publike dhe se fondet do të mund të shpenzoheshin më mirë.
Modi, që ka zbuluar statujën në një ceremoni madhështore, ka thënë se ajo do të jetë “simbol i integritetit të Indisë”. Avionë ushtarakë kanë hedhur lule mbi statujën e dizenjuar nga skulptori indian, Ram V Sutar.
Policia ka angazhuar mijëra zyrtarë që të rrethojnë zonën e statujës, për shkak të protestave të dhunshme ditën e martë.
Zona e statujës është kthyer në pikë kyçe për fermerët lokalë, që janë duke kërkuar kompensim për tokën që ka marrë qeveria për një mori projektesh, duke përfshirë edhe tokën ku është vendosur statuja.
“Statuja e Unitetit” peshon rreth 67 mijë tonë dhe është ndërtuar në mënyrë që t’u rezistojë erërave dhe tërmeteve. Më shumë se 2.000 punëtorë në total, bashkë me qindra kontribues nga Kina, janë angazhuar në ndërtimin e saj.
v.l/ Dita


Psikopatira alla narendra modi
Ato kane perllogaritur që t’u rezistojë erërave dhe tërmeteve.Por me vjen keq se nuk kane llogaritur,parashikue qe shpendet mund te glacojne mbi koken e te lavdishmit te Sardar Vallabhbhai Patel.Ku me veshtiresi duhet ta pastrojne.
Pse te mos vendosin dhe antena Tv qe populli indian te kenaqet me shume gezime qe vijne nga koka e udheheqesit te madhit te pavarsise Sardar Vallabhbhai Patel ne te gjithe teleshikuesit indian.
Do ishte ma madheshtore qe statuja te ishte ma e shkurter qe indianet te kenaqeshin aty per aty afer me ftyren e udheheqesit per tu cmalle.Mund te banin dhe foto kujtimi prane udheheqesit statuje.Por ka mundesi te kene mendue se koka e Tije do ishte pozitivisht ma afer Perendise.
Mendje mendje kjo bote, e pidatet nuk kan te sosur.
Sa është e gjatë statuja ?
Ju thoni se është 182 metra, gazeta ” Shqip” shkruan se gjatësia e statujës është 240 m.Nga fillon kuota “zero” ?
Bidai Bidai Bidai. ..
Nuk Kane buke te hajne dhe shpenzojne per statuja Pune jevgjish i fusin dhe nga dhjete kalamoj pastaj Jane tè varfer