Rrjetet sociale, interneti, facebook-u, mediat duket se jane krijuar pikerisht per kete dite: Te paralizojne fillimisht e pastaj te tmerrojne planetin e globalizuar, te robotizojne njerezimin pa dallim race e kombesie.
Ne vend te disa masave racionale mbrojtese nga pandemia qe po na tmerron virtualisht, ekonomia po rrenohet duke vene ne diskutim vete ekzistencen tone, shoqeria po kthehet ne nje stad social shekullor mbrapa, femije te izoluar, te terrorizuar e me sistem imunitar te dobesuar, depresion masiv, paralizim i sistemit arsimor, eliminim i jetes ekonomike e sociale, kulturore, sportive duke e shkembyer me ate virtuale.
Sistemi shendetesor po degjeneron duke lene ne rruge dhjetra e dhjetra miliona te semure ne emer te nje pandemie gripale te perviteshme sado qe ndoshta me agresive se zakonisht, por ne fund te fundit grip me emer te ri me te cilen po xhonglohet rrezikshem.
Kolaps i plote, shkretim i qyteterimit.
Quo vadis?
Po shkojme drejt nje psikiatrie kolektive.
Nuk po shkojme, po na dergojne, nuk ka asgje natyrale ne kete proces, perveç virozave te pervitshme, perjashto rastin e krijimit dhe shperndarjes se ndergjegjshme nga dikush i ketij virusi. Sepse dikujt i intereson.
Eshte pikerisht ai dikushi i globalizimit te gjithshkaje, i renies se çdo barriere e kufiri ne kapjen e tregjeve dhe te krahut te lire te punes, ai dikushi qe nepermjet qeverive lakeje ne te gjithe boten pompon mijra miliarda euro e dollare gjoja per kalimin e situates, kur dhe leshkoja me i qullet e di se keto jane letra qe shpejt do te humbin vleren e tyre. Me shpresen qe nuk do te shkohet deri aty sa me nje thes me para te blihet nje buke si para nje shekulli ne Gjermani.
Pikerisht Gjermania sot zgjati gjendjen e karantines te pakten deri me 20 prill. Nderkohe qe flitet per mungese drastike te personelit mjekesor ne spitalet ekzistuese, ne shume shtete te frustruara kthimi i stadiumeve ne spitale gripale vazhdon..
Pse? Deri kur?
Me shpresen e moskulmimit ne nje konflikt te armatosur diku ne Lindjen e Larget,atje ku lindi qyteterimi e ku mund te kthehet ne zhdukjen e tij!
Roland Luçi