Janë përcaktuar zyrtarisht çmimet e biletave për derbin Tirana-Partizani, që do të luhet të hënën (ora 14:00) në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas një takimi të drejtuesve të Tiranës me policinë u ra dakord që për efekt të masave të sigurisë, tifozët e Partizanit të vendosen vetëm në krahun e majtë të tribunës qendrore, përkatësisht në sektorët B1, B2, C1, C2. Për mbështetësit e kuq do të jenë dy mijë vende, kurse bardheblutë do te kenë në dispozicion të gjithë sektorët e tjerë të stadiumit (A1, A2, H1, H2, E, F, D1, D2, G1, G2).
Nga mëngjesi i së dielës, biletat do të jenë në shitje pranë stadiumit “Selman Stërmasi” me këto çmime:
Sektorët e Tiranës:
Tribuna A1 – 2500 lekë
Tribuna A2 – 2000 lek
Tribuna H1/H2 – 600 lekë
Tribuna D1/E/F/G1 – 600 lekë
Tribuna D2/G2 – 500 lekë
Sektorët e Partizanit:
Tribuna B1 – 2500 lekë
Tribuna B2 – 2000 lekë
Tribuna C1- 600 lekë
Tribuna C2 – 600 lekë

Te marten? A ka arsye qe u shty dhe nje dite?