Presidenti amerikan e mori çmimin Nobel për paqen, vetëm nëntë muaj pas ardhjes në detyrë, përkatësisht në vitin 2009. Shumë e kritikuan se ky vendim ishte i parakohshëm. “Komiteti i Nobelit në të vërtetë i dha Obamës çmimin “Ti nuk je GeorgeW. Bush”, u shpreh në atë kohë koordinatori i organizatës “Vepro Tani Për Të Ndalur Luftën”, në një intervistë për Reuters. Në vitin 2015, ish drejtori i Institutit Nobel, Geir Lundstad, ishte penduar për këtë çmim. Në autobiografinë e tij ai shkroi: “Komiteti mendoi se ky çmim do e forconte presidentin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
2012- Nobeli i Paqes për Bashkimin Europian
Çmimi i Paqes iu dha Bashkimit Europian me motivacionin: “Për mbi gjashtë dekada kontribut në përparimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Europë”. Shumë në atë kohë e kritikuan, pasi Bashkimi Europian po përballej me probleme të rënda ekonomike, përfshi borxhin e Greqisë dhe sepse vende të ndryshme europiane prodhojnë dhe shesin armë.
“Alfred Nobel ka lënë porosi që Çmimi i Paqes duhet t’u jepet atyre që punojnë për çarmatimin. Bashkimi Europian nuk e bën këtë. Ai është një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë”, u shpreh Elsa Britt Enger, një përfaqësuese e organizatës Gjyshet për Paqen. Po ashtu ky çmim u kritikua dhe nga një numër Nobelistsh të cilët nënshkruan dhe një letër të hapur ku theksohej se Bashkimi Europian qartësisht nuk është një nga kampionët e paqes që kishte ndërmend Alfred Nobel.
1994- Jaser Arafat Çmimi i Paqes
Lideri palestinez Jaser Arafat, në vitin 1994, e ndau Çmimin e Paqes me kryeministrin izraelit Jitzhak Rabin dhe ministrin e jashtëm Shimon Peres për marrëveshjen e Oslos që do të sillte paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve. Çmimi u kritikua, jo vetëm sepse marrëveshja nuk solli paqen, por edhe për shkak të vetë Arafatit. Kolumnisti amerikan Jay Nordingler e quajti Arafatin “kandidaturën më të keqe që ka fituar ndonjëherë çmimin e paqes.”
1973: Henry Kissinger, Çmimi i Paqes
Sekretari amerikan i shtetit u nderua me çmimin e paqes bashku me vietanmezo veriorin Le Duc Tho për arritjen e armëpushimit. Çmimi u kritikua shumë ndër të tjera edhe sepse kishte urdhëruar bombardimin e Hanoit ndëkohë që negocionte armëpushimin. Le Duc Tho e refuzoi pjesën e tij të çmimit dhe dy prej anëtarëve të komitetit të çmimit Nobel, të cilët kishin votuar kundër Kissingerit, dhanë dorëheqjen në shenjë proteste.
Shkrimtarë të mëdhenj që nuk kanë marrë çmimin Nobel.
Lista e shkrimtarëve dhe dramaturgëve të mëdhenj që nuk ka marrë çmimin Nobel, pavarësisht ndikimit të jashtëzakonshëm që ata kanë patur në letërsi dhe kulturë, është e gjatë. Disa prej tyre janë: James Joyce, Leo Tolstoi, Anton Çehov, Marsel Prust, Henrik Ibsen, Mark Tuein, Xhorxh Oruell dhe Artur Miler.
l.h/ dita

Po ajo akademi i dha jugosllavit Ivo Andriç me 1961 çmimin Nobel për Letërsi për vetëm një roman te vitit 1945 mëse të zakonshëm. Krimineli zv-ministri i jashtëm jugosllav Ivo Andriç pat botuar më 30 Janar 1939 Memorandumin për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre me kolonë serbë.