Të huajt vijojnë të mbajnë në lëvizje tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. “Monitor”, raporton se sipas agjencive kryesore në vend, arsyeja kryesore mbeten çmimet e lira, ndërsa blerësit kryesorë janë nga vendet e rajonit, të cilat nuk kanë dalje në det. Përmirësimi i infrastrukturës po tërheq blerës në Durrës. Fokusi i agjencive për bregdetin është kapja e tregjeve të huaja…
Arsyeja kryesore pse të huajt kanë zgjedhur Durrësin janë çmimet e lira. Për diçka më pak se 20 mijë euro mund të blesh një apartament në afërsi me bregun e detit.
Çmimi për metër katror për një banesë matanë shinave të trenit në atë zonë varion nga 300 deri në 350 euro, gjë që ka joshur blerësit e huaj. Të gjitha shitjet janë kryer nëpërmjet agjencive të pasurive të paluajtshme dhe pronat kanë qenë të bllokuara nga bankat.
Shëngjini është zona ku ofertat janë më të ulëta, gjë që reflekton stabilitetin e tregut të pasurive të paluajtshme në atë zonë dhe individët që kanë blerë kryesisht nuk kërkojnë që të rishesin, ndërsa ndërtimet e reja po fokusohen më së shumti në hoteleri. Individët që kanë blerë në Shëngjin, nisur edhe nga frekuentimi i lartë i bregdetit aty nga shqiptarët e Kosovës, i shfrytëzojnë pronat për tregun e qiradhënies. Megjithatë, bazuar në agjencitë kryesore në vend, çmimi mesatar për metër katror në zonën e Shëngjinit është 720 euro.
Zona e tretë është Golemi, Pishat e Buta dhe plazhi i Qerretit, ku çmimet për apartament janë rreth 800-850 euro për metër katror, duke qenë se rezidencat e banimit janë në komplekse dhe kanë lehtësi që tërheqin blerësit. Jugu i Shqipërisë mbetet zona më e shtrenjtë dhe jo vetëm për apartamentet, por edhe për vilat. Në Vlorë, zonat më të lira janë Rradhima dhe Orikumi. Sipas ofertave të listuara në Rradhimë, për një apartament banimi, çmimi mesatar është 700 euro për metër në katror, ndërsa në Orikum, çmimet mesatare për banesa janë rreth 450-500 euro/m², në varësi të afërsisë me bregun e detit.
Zona më e shtrenjtë vijon të mbetet Riviera. Një apartament në Dhërmi kushton mesatarisht 1200 euro/m², ndërsa për sa u përket ofertave të listuara, ato nuk janë të shumta në numër. Sipas agjencive kryesore të pasurive të paluajtshme dhe atyre që janë me fokus në bregdet, Saranda vijon të mbetet “mbretëresha” e bregdetit shqiptar. Çmimet mesatare të apartamenteve në Sarandë janë 900 euro/m². Kryesisht Saranda ka qenë zgjedhje për skandinavët, të nxitur edhe nga afërsia me aeroportin e Korfuzit.
v.l Dita

Pse nuk blejne shqiptaret kur eshte kaq lire?
Se jemi te buka akoma e mos shiko Range Roverat e droges
Nje njeri qe jeton me djersen e ballit ne shqiperi,
arrin vetem te ushqehet mjaftueshem.
Mos u genjeni me makinat llukzoze dhe hotelet.
Ata jane te droges,korrupsionit,prostitucionit.
Edhe populli e di mire fort por nuk ka cte beje
dhe ben sikur beson mashtrimit dhe genjeshtres.
Popujt kane nje mesim nga historia;
te durojne gjithshka per te mbijetuar.Pushkin.
Kujdes ju bleres ,shumica jane ndertuar ,ne troje te vjedhura .Qofte shteterore ,po ashtu ne ato private .Trojet shteterore jane prone e te gjithe popullit shqiptar ,qe nga Vermoshi e deri ne Konispol . Dhe nuk jane prone e banditeve ,qe kane nje cope vule ne dore. Kur te behet shqiperia shtet ,do ju dalin probleme ne te ardhmen.
Kane mare dhe marin ,politikanet ,duke bere ligje ,per interesa te tyre me 1 euro m2 , duke perdorur Z Manet e me bandite te tjere ,ne ajken e perlave te jugut ,te detit Jon..Do shkoje haka tek i zoti nje dite .
Fatkeqesi qe nuk ju tregon kush te verteten.Kur arrihet dhe mashtrohet shqiptari qe eshte lindur dhe rritur ne ate vend vaj medet te huajt dhe kosovaret!Kush ka mend te pakten 50 vjet nuk blen as edhe nje vazo lule ne vendin e krimit shqiperi!
MANE KA VJEDH PARATE E TOKAT NE LLOGARA E SHQIPERI ME ATO U PASURUA …!!!!!!!!!!!
Te huajt le te blene apartamente , asgje te keqe nuk ka , vetem te jene evropiane blersit dhe jo turq , apo islamike te tjere .
asnje cm katror toke shqiptare te mos lejohet te shitet kur ka n/shtetesi te huaj, apo shtetesi shqiptare te natyralizuar.
bleresi te jete vetem shqiptar ne origjine ne disa breza.
eshte dashur mijera vjet histori e pergjakshme te ruhen gerxhet shqiptare, ndersa edhe njehere aq eshte humbur nga ndarja me shtette fqinje.
po po, ata po shesin token pa ndertime ti thua te mos lejohet.
Nxoren ligjin qe te shitet toke..thjesht toke, e kupton apo jo?
Ketu ne disa zona te Trento e Bolzano kryetaret e bashkive kane nxjerre urdheresa qe asnje personi qe nuk eshte rezident nuk mund te bleje shtepi.Ne keto zona jane gjermanofone.
kushti i Rezidences esht i pamjaftueshem.
Se i huaji do luftoj ta kapercej ket pengese, me manipulim, permes nje zinxhiri procedurash te letrave.
Me falni se harova ,ne BE ,nuk ka te drejte me ligj , as edhe njeri te bleje shtepi ose apatrament ,po nuk qe nenshtetas i EU. . Llogjike ,se me vone te kerkojne letrat per pune e te tj e te tj.