Çmimet e naftës janë stabilizuar në fillimin e kësaj jave, pas rënies me rreth 2% në ditën e premte, për shkak të intensifikimit të luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.4 dollarë për fuçi.
Nafta Bruto e Shanghait, pasi qendroi pushim të enjten dhe të premten, për shkak të një feste kombëtare të Kinë, dje u mbyll në rënie të lehtë me 0.6%.
Analistët mendojnë se, çmimet po mbështeten nga kërkesa e shëndetshme dhe nga marrëveshja mes OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.
n.s. / dita
