Rriten çmimet e ushqimeve gjatë muajit korrik.Sipas të dhënave të INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 6,9 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” . Në krahasim me vendet e Europës, Shqipëria renditet vendi i tretë me rritjen më të madhe të çmimeve.
Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore gjatë muajit korrik.
Raporti i INSTAT tregon se krahasuar me rritjen e çmimeve të ushqimeve në vendet e Europës, Shqipëria renditet vendi i tretë me rritjen më të madhe.
Ritmin më të lartë të çmimeve për korrikun e ka pasur Lituania, më pas renditet Estonia dhe në vend të tretë Shqipëria.
Islanda dhe Irlanda janë dy shtetet që kanë pasur uljen më të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore në Europë.
Raporti për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit tregon se rritja më e madhe e çmimeve prej 6,9 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,9 %, dhe “pije alkolike dhe duhan” me 0,8 %.
Uljen më të madhe të çmimeve gjatë muajit korrik e ka pasur grupi “mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 1,9 %, pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 1,7 %.
Pavarësisht këtyre treguesve, rritja e çmimeve për muajin korrik ka qenë më e moderuar ndërsa inflacioni zbriti në nivelin 2%.

O JU Q……. DERRI NENAT.
KETO MALLRA, QE JANE RRITUR NE MASEN 7%
ZENE 80-90% TE KONSUMIT MUJOR
TE RRETH 70% TE FAMILJEVE SHQIPETARE.
PRA, PER RRETH 70% TE FAMILJEVE SHQIPETARE
JETESA TASHME ESHTE 7% ME E LARTE, SE VJET
NE MENYRE TE NATYRSHME LIND PYETJA,
A JANE RRITUR PO KAQ EDHE TE ARDHURAT
E KETYRE 70% TE FAMILJEVE SHQIPETARE???!!!!!
PERGJIGJEN SECILI E DI VETE, POR FATKEQ
ESHTE FAKTI, QE KETA NJEREZ QE BEHEN
ME TE VARFER, JANE TE GEZUAR QE
LIDRI I TYRE ME FAME BOTRORE, ESHTE
NE POZITA TE FORTA
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.