Gjergj Erebara
Shqiptarët u furnizuan me mesatarisht 11.65 orë ujë në ditë gjatë vitit 2018, me një rënie të lehtë nga furnizimi me 12 orë në ditë që ishte në vitin 2017.
Lajmi bëhet i ditur nga raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, institucionit mbikëqyrës të sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve, i cili vendosi në mënyrë kontroverse vitin në vitin 2017 të pranojë kërkesat për rritje tarifash nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe UK Durrës.
Raporti vjetor i ERRU është një përmbledhje e të dhënave kryesore të raportuara deri në shtator 2018.
Një raport më i detajuar i quajtur Raporti i Performancës, pritet të publikohet më vonë.
Raporti nuk jep të dhëna të detajuara për kompanitë e ujësjellësve më vete por të dhënat e përgjithshme tregojnë se mbulimi me furnizim me ujë, treguesi që mat pjesën e familjeve shqiptare që kanë akses në rrjetet e ujësjellësve publikë, pësoi një rënie të lehtë nga 78.3 në 78.2% ndërsa norma e arkëtimit të faturave korrente nga kompanitë pësoi një rritje të papërfillshme nga 78.8% më 2017 në 79% më 2018.
Treguesi Uji Pa të Ardhura, i cili mat humbjet në rrjet, pësoi një përmirësim të papërfillshëm nga 65% në 63.4%.
Dukshëm si rrjedhojë e rritjes së çmimeve me vendimet e ERRU të vitit 2017, performanca ekonomike e matur si “mbulimi i kostos së operimit dhe mirëmbajtjes” me të ardhura u rrit nga 109% në 124%, duke treguar se shqiptarët paguan më shtrenjtë për të marrë furnizim me ujë, por kjo nuk u konvertua me shërbim më të mirë.
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë

Kjo gropa e ujrave te zeza ngjaka tamam si N.Vojtore mer yahoo.
Vetem 1 koment, nuk i intereson kerkuj ky informacion sepse eshte per fisin Zulu ne Afrike.
Mos beni shkrime sa per te kaluar radhen por jepni informacion konkret per mashtrimin dhe vjedhjen qe u behet qytetareve me ujin qe na furnizon ujesjelles kanalizime ne Tirane!
Se pari uji qe na furnizon UKT nuk eshte i pijshem per ne fature na shitet per uje te pijshem.
Ky eshte mashtrimi dhe vjedhja e pare,pra nje krim ekonomik shteteror i organizuar e jo individual.
Se dyti ky uje jo vetem nuk eshte i pijshem,por na faturohet me nje cmim skandaloz prej 6.5 leke per m/3,afersisht sa shitet edhe energjia elektrike me cmimin 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e prodhimit apo me teper e blerjes se energjise elektrike eshtre disa here me e madhe se e ujit!
Se treti uji i pa pijshem qe na jepet jo vetem ekonomikisht na demton shume,por edhe na demton shendetin,se lajme trupin,,lajme frutrat,zarzavatet,enet etj me kete uje.
Humbje kemi edhe ne energjine elektrike se buljeret e ujit vishen me gelqeren e shumte qe ka uji dhe keshtu harxhohet me shume energji elektrike per ngrohjen e ujit etj!
Keto jane shqetesimet reale qe kane qytetaret e jo keto prrallat qe tregoni ju te pergjitheshme dhe qe nuk shqetesojne njeri!