Nafta amerikane thyen rekord: Arrin vlerë negative -37 dollarë, kompanitë paguajnë që t’u marrësh “fuçitë”

redaktor

Situata e naftës amerikane po bëhet pothuajse paradoksale, në dramaticitetin e saj, në një ditë që nuk do të harrohet në ekonominë e vendit dhe gjithë botës.

Pas një ulje me 95% të vlerës së fuçisë sipas indikatorit Wti gjatë gjithë ditës, minutat e fundit vlera e naftës ka rënë me 305%, dhe si rezultat për herë të parë vlera e naftës amerikane është negative, me kontrata që i referohen muajit maj të negociuara me “vlerën” -37 dollarë.

Kjo do të thotë që distributorët praktikisht do të paguajnë klientët e tyre për të marrë naftë, nga momenti që ka sasi të mëdha që për shkak të karantinës globale nuk po përdoren, dhe kanë vështirësi të mbahen stok.

Diçka që do të ketë pasoja të rënda edhe tek vendet e tjera prodhuese, nga momenti që nafta e treguesit ndërkombëtar BRENT është ende në kuota relativisht të larta, 26.23 dollarë fuçia.

 

e.k. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Minus do te shkojne dhe nafta e shteteve te tjera, pasi kushton me shume te mbyllin puset dhe te krijojne stoqe se sa te falin naften. Tere depot jane tashme plot e perplot me nafte brutto, madje edhe anijet e medha çisterna jane tashme plot. Shqiperia duhet te kete shume kujdes qe mos ndokush te zbraz DEPOT e naftes ne ambjente.

  • Ja ku e zbrazi Gega oil mu ne kanal.
    Dhe s`ka turp te mashtron,se Rama shtetin e ka per popullin,jo per Oligarket..
    E mban cmimin e naftes 147 dollare per liter,kur e gjithe bota e ka 26 dollare litri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *