Qeveria ka vendosur për herë të dytë brenda një viti, që të rrisë çmimin e cigareve.
Vendimi u mor ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave.
Sipas këtij vendimi, është rritur akciza për duhanin.
Kjo do të thotë se për një paketë cigare, çmimi rritet me 20 lekë.
“Edhe në vendet e zhvilluara, regjimi fiskal i produkteve të duhanit është një nga elementët që ka rezultuar i suksesshëm në frenimin e duhanpirjes.
Edhe pse akti, në fakt, formalisht është akt fiskal, sepse po ndryshojmë ligjin e akcizave respektivisht për pjesën e duhanit, besojmë se frenimi i duhanpirjes do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve, por dhe impakt, po ashtu social dhe ekonomik”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas marrjes së vendimit.

per te frenuar duhanpirjen rrit cmimin, te vjen keq per duhanpirsit….e forte
po te vije keq hiqe fare, mos e shit duhanin..,…….
Per te miren tone I beni te gjitha te keqen gjyshi.Po rriteni njehere e mire 200 leke qe mos merreni ne cdo mbledhje qeverie me duhanin por te uleni ne Facebook per te na cuar sa me shpejt ne Europe.
Produktet e luksit kudo ne bote jan te shtrenjta, por ama parate qe do te mblidhen nga aksiza te perfundojn ndonje reforme, psh grate shtatzane ne lejen e lindjes ose per njerzit me aftesi te kufizuar!
E vetmja e mire qe ka ne jeten e tij.