Çmimi i energjisë, ERE shqyrton kërkesën e OSHEE

redaktor

Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ka shqyrtuar kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes për ndryshimin e tarifave energjetike. Në mbledhjen e zhvilluar, u kërkua vendosja e një çmimi të ri në vlerën e 12.32 lekë për kilovator, si edhe heqja e fashës së parë mbrojtëse prej 7.7 lekë për kilovator. OSHEE ka argumentuar se, funksionimi i sistemit me dy tarifa rrit abuzimet në rrjet. Megjithatë, edhe pse është pranuar shqyrtimi i kërkesës së OSHEE, ajo është dorëzuar me vonesë pranë ERE. Data e fundit për dorëzimin e rishikimit të tarifave nga ana e operatorëve është 15 Shtatori dhe duket se këtë limit kohor e ka respektuar vetëm Operatori i Sistemit të Transmetimit. Bordi i Komisionerëve të ERE ka nisur procedurat e rishikimit të tarifave, ndërsa vendimi do të merret gjatë muajit dhjetor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *