Çmimi i fluturimeve, ndikim negativ te turizmi

anazapta

Agjencitë turistike ankohen se çmimet e shtrenjta të fluturimeve në Shqipëri kanë krijuar një situatë anormale që frenon turizmin.
“Situata ka qenë anormale dhe vazhdon të rëndohet nga viti në vit. Kjo nuk ka për të ndryshuar pa një ndërhyrje të fortë”, thotë Besnik Vathi.

“Ne jemi destinacioni më i shtrenjtë në rajon për fluturimet. Dhe jo vetëm avionët, por edhe tragetet kanë çmime të rritura artificialisht. Tani që flasim një person nuk mund të udhëtojë dot jashtë pa 300 euro, flas për vendet fqinje si Roma dhe Bari”, shton Sava Bardhi.

Por, pse qytetarët shqiptarë, që janë ndër më të varfrit e Europës, detyrohen të paguajnë më shtrenjtë se fqinjët e tyre për të fluturuar? Sipas agjencive, janë një sërë shkaqesh:
1. Mungesa e konkurrencës mes kompanive.

2. Aeroporti “Nënë Tereza” ka taksat më të larta jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Mund të them 20% më shtrenjtë.
3. Çmimi i karburantit të avionëve këtu është më i larti”, shpjegon Bardhi.

Ndërsa, Vathi thotë: “Nëse të gjithë përbërësit e çmimit të biletës janë të shtrenjtë, atëherë edhe çmimi final do jetë më i shtrenjtë.”

Përballë kësaj situate, të cilën e quajnë absurde, agjencitë thonë se po mundohen të gjejnë rrugë të tjera duke devijuar trafikun e fluturimeve: “Ne  po i çojmë dhe sjellim njerëzit nga aeroportet e rajonit sepse na bie shumë më lirë. 90% të organizimeve i bëjmë nga Shkupi ose Prishtina”.

Turizmi është një nga degët më të mëdha të ekonomisë, me gati 13% të prodhimit kombëtar. Por, ndikimi i tij është shumë më i madh pasi prek një sërë sektorësh zinxhir. / Top Channel

Share This Article
1 Comment
  • Keto cmime biletash I kemi dhurate nga Nanua dhe frenojne Jo vetem turizmin por dhe ardhjen e emigranteve nga te cilet shqiperia merr te ardhura me te medha se nga turizmi.Me cmimin e biletes se avionit per ne shqiperi mund te udhetosh dhe te perballosh shpenzimet e nje jave ne nje destinacion tjeter turistik ne azi e ameriken latine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *