Marc Marques fitoi Çmimin e Madh të Çekisë në pistën e Brno-s.
Ky është suksesi i tretë në sezon për spanjollin në MotoGp.
Ai doli para pilotëve të tjerë pasi ndryshoi motorin me pistën që po thahej.
Në podium edhe shoku i ekipit Dani Pedrosa, që përfundoi garën 12 sekonda më pas, si edhe Maverick Vinales me Yamaha-ne tij në vend të tretë.

Valentino Rossi nuk shkoi më shumë se vendi i katërt.
Marquez vazhdon që të jetë i pari në renditjen e pilotëve të MotoGp me 14 pikë më shumë se Maverick, +21 ndaj Dovizioso-s dhe +22 ndaj Rossi-t.

Nisja për spanjollin nuk ishte shumë e mirë.
Ai rrëshqiti e shkoi në vend të dhjetë në nisje, por ndërroi motorin e hipi në atë me goma të buta, me pistën që po thahej. Pilotët e tjerë vazhduan të përgjumur, e kjo i kushtoi shumë kohë duke lëvizur me gomat e shiut.
