Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18,468 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 328 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,645 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre
Loja më popullore e fatit në vend ka zbarkuar edhe fundjavën që lamë pas në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, duke ofruar dhurata dhe çmimet e mëdha. Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë bërë fitues të dhuratave që qëndronin të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Fati u ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurve rastësisht nga kontrabiletat, të cilët kanë mundur të fitojnë shumë të kënaqshme. Miltiadhi në kryeqytet ka qenë i përzgjedhur i parë i lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Në betejën me zarfet për të gjetur ku fshiheshin çmimet e mëdha, Miltiadhi ka siguruar shumën prej 30,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej, duke u ndalur në qytetin e Korçës, ku Melisa i është gëzuar shumës prej 60,000 lekësh. Një tjetër fituese nga Korça i është bashkuar Telebingos Shqiptare. Tereza ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Pezho 107”, por me tre zarfet e mbajtura në fund të lojës është shpallur fituese e shumës prej 50,000 lekësh. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të radhës Fisnikun në qytetin e Kavajës. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet me çmimet e mwdha, Fisniku ka siguruar nga Telebingo 50,000 lekë. Loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka udhëtuar drejt Kuçovës. Liria ishte fituesja e fundit që ka vijuar të luaje me çmimet e Telebingos, nga ku është shpallur fituese e shumës prej 50,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,800,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18468 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 328 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1645 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

