Secili prej katër fituesve të çmimit të madh siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 283,865 lekësh. Shpallen si fitues të 50 lekëve edhe 14017 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë përzgjedhur 307 persona, ku secili prej tyre siguron 1,105 lekë nga kompania e Telebingos. Fitues të një bilete janë edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mijëra familje shqiptare i janë bashkuar pasditen e djeshme dhuratave dhe çmimeve të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Surprizat kanë nisur me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës, i cili ka mbërritur në vlerën e 1,135,460 lekëve. Numrat e përzgjedhur gjatë shortit e kanë ndarë këtë çmim ndërmjet katër fituesve që rezultojnë të kenë blerë biletat fituese në qytete të ndryshme të vendit.
Konkretisht fitues të çmimit të madh janë shpallur katër familje në Pogradec, Tiranë, Librazhd dhe Berat, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare plot 283,865 lekë. Krahas fituesve të çmimit të madh, shorti i goglave ka gëzuar me çmime edhe mijëra lojtarë të tjerë, të cilët janë shpallur fitues të serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht janë përzgjedhur si fitues të 50 lekëve, 14,017 lojtarë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 307 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën 1,105 lekë. Fitues të një bilete Telebingo janë edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Harta e fituesve të lojës më popullore të fatit është zgjeruar edhe më tej, me të përzgjedhurit rastësor të lojës telefonike, të cilët edhe këtë javë kanë tentuar të gjurmojnë se në cilin prej zarfeve fshihej e preferuara makina “Pezho 107”.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur Lezhën si qytetin e parë, ku është luajtur për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Në betejën për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshiheshin çmimet e mëdha, Ndoi në Lezhë i është gëzuar shumës prej 80,000 lekësh, shumë e cila qëndronte e fshehur në tre zarfet e tij të preferuara.
Pas Lezhës, loja telefonike është kthyer në kryeqytet duke shpallur familjen Hoxha si fituese të radhës, e cila ka fituar 40,000 lekë, si dhe një tapet dhuratë të ofruar nga mbështetësit financiarë të programit. Resmija në Fier ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e Telebingos duke siguruar shumën prej 40,000 lekësh.
Ylli në Elbasan i është bashkuar më tej lojës telefonike, ku me zarfet e mbajtura në fund të lojës është shpallur fitues i shumës prej 40,000 lekësh, si dhe 2 orëve të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurit të fundit në lojën telefonike. Me mbajtjen e tre zarfeve të preferuara, Dashi nga Maqellara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 90,000 lekë.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 20,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

