Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 17597 lojtarë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 664 persona, ku secili prej tyre siguron 430 lekë nga kompania e Telebingos. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Telebingo Shqiptare surprizon sërish me dhurata e çmime të mëdha. Shorti i ditës së djeshme ka gëzuar dhjetëra ndjekës të rregullt të lojës më popullore të fatit në vend, ndërmjet tyre edhe fituesi i bingos së madhe të javës, çmim i cili ka arritur vlerën e 952,925 lekëve.
Duke shëtitur në të gjitha qytetet, loja telefonike ka shpërndarë çmime e dhurata të shumta për të gjithë fituesit e dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, të cilët i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, që Tebingo Shqiptare, ka bërë në shtëpitë e tyre. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të lojës Anën, e cila në betejën me zarfet, për të gjetur se ku fshihej makina “Pezho 107”, i është gëzuar shumës prej 30,000 lekësh, si dhe një tapeti të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.
Familja Hysenllari ka vijuar të luajë më tej me çmimet e zarfeve. Me përzgjedhjen e tre zarfeve më të preferuara, Erindi ka fituar nga Telebingo 30,000 lekë, si dhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Kujtimi ishte i përzgjedhuri i radhës që ka vijuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ai është shpallur fitues i shumës prej 60.000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës në qytetin e Durrësit.
Me mbajtjen e zarfeve të preferuara, familja durrsake ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 90,000 lekësh. Ndërkohë një tjetër familje i është bashkuar lojës telefonike duke u bërë fituese e çmimeve të fshehura në zarfe. Telebingo ka vijuar më pas me shortin e goglave për çmimin e madh të javës prej 952,925 lekësh.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh kësaj here do të shkojë në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të 50 lekëve 17597 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 664 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 430 lekësh. Fitues të një bilete Telebingo janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.