Çmimi i madh ndalet në Lushnje, fituesi merr 1,191,050 lekë

redaktor

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 10582 lojtarë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 178 persona, ku secili prej tyre siguron 2005 lekë nga kompania e Telebingos. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Telebingo Shqiptare shpërthen në dhurata e çmime. Shorti djeshëm ka gëzuar me shuma të mëdha dhjetëra ndjekës të rregullt të lojës, ndërmjet tyre edhe fituesi i bingos së madhe të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,191,050 lekëve. Duke shëtitur në të gjitha qytetet, loja telefonike ka shpërndarë çmime e dhurata të shumta për të gjithë të përzgjedhurit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, që loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, ka bërë në shtëpitë e tyre. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës, Filloretën në qytetin e Korçës.

Në betejën me zarfet, për të gjetur se ku fshihej makina “Pezho 107”, Filloreta është shpallur fituese e shumës prej 30,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Përmeti ishte qyteti i radhës që ka vijuar të luaje me çmimet e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e tre zarfeve më të preferuara, Serveti ka fituar nga Telebingo plot 90,000 lekë. Më pas loja telefonike është ndalur në qytetin e Rrëshenit, ku Gjoka ka goditur në shenjë të tjera çmime të mëdha.

Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ai është shpallur fitues i shumës prej 80.000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës në kryeqytet. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, fituesja nga kryeqyteti ka siguruar në Telebingo shumën prej 70,000 lekësh. Qazim Meçaj ishte i përzgjedhuri i fundit në lojën telefonike që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Qazimi i është gëzuar shumës prej 60,000 lekësh që ndodhej në tre zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës. Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës prej 1,191,050 lekësh.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh do të shkojë në qytetin e Lushnjes, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të 50 lekëve 10582 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 178 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2005 lekësh.

Fitues të një bilete Telebingo janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *