Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 27522 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 814 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingo Shqiptare 680 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre
Mijëra familje shqiptare i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare, duke rrëmbyer prej saj dhurata e çmime të mëdha. Sikundër është bërë traditë tashmë, loja telefonike ka dhuruar emocione të shumta, të cilat janë përcjellë tek të përzgjedhurit nëpërmjet tingujve muzikorë dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Vlorës.
Ardi Hoxha pasi ka dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpinë e tij, ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e zarfeve, ku dhe është shpallur fitues i shumës prej 50,000 lekësh. Pas Vlorës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Pogradecit, ku Ajet Hoxhalli ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej një nga çmimet më të lakmuara, makina “Pezho 107”. Ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Ajeti ka siguruar nga tre zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës, plot 50,000 lekë. Vera Leka nga qyteti i Lushnjes ka qenë fituesja e radhës që ka tentuar të gjejë se ku fshiheshin çmimet e tjera të mëdha.
Me përzgjedhjen e bërë Vera është shpallur fituese e shumës 40,000 lekë, si dhe një tapeti të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiar të programit. Një tjetër fitues është përzgjedhur në qytetin bregdetar të Vorës, duke e bërë Navjonën fituese të shumës 50,000 lekë, si dhe 2 orëve dhuratë, të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Fati i ka buzëqeshur më së miri telefonuesit të fundit të përzgjedhur në lojën telefonike. Ervis Kulla ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 90,000 lekë. Ndërkohë që për të pestë fituesit është ofruar edhe nga një set kozmetik dhuratë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 10,000 lekëve. Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1.853,300 lekëve ka zgjeruar edhe më tej hartën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh kësaj here rikthehet në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 27,522 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 814 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 680 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos

