Shorteu 11 Tetor 2015
Shorti i goglave e ka ndarë çmimin e madh të javës ndërmjet dy fituesve në kryeqytet, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo plot 530,175 lekë. Nga hedhja e shortit janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 15,385 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 415 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 765 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Çmimet e mëdha dhe dhuratat e Telebingo Shqiptare kanë trokitur në dyert e mijëra familjeve shqiptare edhe javën që lamë pas. Krahas çmimit të madh, prej 1,060,350 lekësh, shorteu i ditës së djeshme ka gëzuar me çmime të mëdha edhe dhjetëra ndjekës të rregullt të lojës telefonike, të cilët nuk kanë ngurruar t’i përgjigjen në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë në shtëpitë e tyre nga loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Tirana ishte qyteti i parë i përzgjedhur në lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Urimi ka tentuar të gjurmojë zarfin ku mund të fshihej makina “Volkswagen up”, por me përzgjedhjen e bërë i është gëzuar shumës prej 35,000lekësh, shumë për të cilën nuk ka rrezikuar që të luajë më tej për ta dyfishuar. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së radhës, si fituese e lojës telefonike.
Fituesja nga qyteti i Shkodrës ka vijuar të luajë me surprizat e fshehura në zarfe duke u shpallur fituese e plot 60,000 lekëve, shumë kjo që fshihej në dy zarfet e preferuara të saj, të mbajtura në fund të lojës.
Një tjetër fituese e shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave i është bashkuar listës së fituesve të Telebingos. Joana nga Shkodra me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara është shpallur fituese e 40,000 lekëve, të cilën ka mundur ta dyfishojë nëpërmjet shansit për të luajtur edhe me lojën”2 herë fat”.
Pas Shkodrës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Korçës, duke shpallur Janin si fitues të radhës. Me zarfet e mbajtur përgjatë lojës, Jani ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 65,000 lekë. Josifi në Elbasan ka vijuar të luajë më tej me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u bërë fitues i 40,000 lekëve, shumë të cilën me mundësinë që i është dhënë nga Telebingo, ka dyfishuar çmimin e fituar.
Larmishmëria gjeografike e fituesve është zgjeruar edhe më shumë, me mijëra fitues të tjerë të përzgjedhur nëpërmjet shortit të goglave për bingon milionere të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,060,350 lekëve. Shorti i goglave e ka ndarë këtë çmim ndërmjet dy fituesve në kryeqytet, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo plot 530,175 lekë. Nga hedhja e shortit janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 15,385 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 415 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 765 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

