Çmimi i madh prej 1,605, 825 lekësh ndahet mes 5 fituesve në Tiranë e Shkodër

anazapta

Loja telefonike ka kënaqur me çmime të mëdha dhjetëra ndjekës, të cilët i janë përgjigjur drejt telefonatës surprizë që loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre, duke fituar shuma të mëdha, vlera e të cilave ka kapërcyer shifrën prej 50000 lekësh. Shorteu i ditës së djeshme ka dhuruar emocione të shumta për shumë familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave në lojën telefonike me çmimet e fshehura pas zarfeve, teksa me mijëra kanë qenë edhe fituesit e përzgjedhur nga  shorteu i goglave, ndërmjet të cilëve edhe fituesit e çmimit të madh të javës, i cili kësaj here është ndarë ndërmjet 5 fituesve të përzgjedhur. Loja telefonike është ndalur fillimisht në qytetin e Elbasanit, ku familja Karaj është shpallur si fituesja e parë, që ka tentuar të gjejë ku fshihej një nga çmimet më të pëlqyera, makina “Pezho 107”. Por, me zarfet e mbajtura në fund të lojës kjo familje ka mundur të siguroj plot 60000 lekë. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur fituesin e radhës në kryeqytet. Kapllani ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u bërë fitues i 60000 lekëve. Një tjetër fitues i lojës telefonike është përzgjedhur në qytetin e Bilishtit. Agimi ka vijuar betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura pas zarfeve, ku dhe është bërë fitues i 40000 lekëve. Fati i ka buzëqeshur më së miri Rexhepit në Elbasan, i cili bashkë me dhuratën e 2 orëve të ofruara nga mbështetësit financiar të programit, ka mundur të sigurojë shumën prej 50000 lekësh, e cila fshihej në zarfet e mbajtura prej tij në mbyllje të lojës. Një tjetër fitues nga Elbasani i është bashkuar lojës me çmimet e fshehur në zarfe. Me përzgjedhjen e bërë Flora është shpallur fituese e plot 50000 lekëve. Telebingo Shqiptare ka vijuar me tej me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, i cili ka kapur shifrën e 1,605,825 lekëve. Si rrallë ndonjëherë, seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shoretut ka shpallur si fitues të këtij çmimi të madh, 5 familje të ndryshme, katër prej të cilave rezultojnë të kenë blerë biletën fituese në pikat e shqitjes së biletave Telebingo në Tiranë, ndërsa një tjetër biletë fituese rezulton të jetë blerë në qytetin e Shkodrës. Secili nga fituesit siguron plot 321,165 lekë, shumë të cilën do të paraqiten për ta marrë në shorteun e radhës që do të hidhet në fundjavë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të një bilete Telebingo-je, 17921 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur plot 336 persona, ku secili prej tyre siguron 1430 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10000 lekëve. Të shumtë kanë qenë edhe frekuentuesit e rrjetit social që nëpërmjet faqes “Anna Media”, kanë goditur në shenjë zarfin se ku qëndronte e fshehur makina “Pezho 107”. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së djeshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *