Çmimi i madh prej 1,711,025 lekëve ndahet mes 5 fituesve

redaktor

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës është ndarë mes 5 fituesve të përzgjedhur në qytete të ndryshme, ku secili prej tyre siguron 342,205 lekë. Konkretisht, dy nga biletat fituese të çmimit të madh rezultojnë të jenë blerë në kryeqytet, ndërsa tre të tjerat në Fier, Shkodër, si dhe Pogradec

Loja më popullore e fatit në vend ka zbarkuar edhe fundjavën që lamë pas në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, duke u shndërruar në mysafirin ideal që sjell dhurata dhe çmime të mëdha. Loja telefonike ka befasuar dhjetëra lojtarë, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë bërë fitues të dhuratave dhe çmimeve të mëdha që qëndronin të fshehura në zarfe. Fati u ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurve rastësisht nga kontrabiletat, të cilët kanë mundur të fitojnë shumë të mëdha mbi 60,000 lekë.

Fati i ka buzëqeshur më së miri fituesit të parë të lojës telefonike që në betejën me zarfet për të gjetur ku fshiheshin çmimet e mëdha, ka siguruar plot 70,000 lekë, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një tapet i ofruar nga mbështetësit financiar të programit. Loja telefonike ka vijuar më tej, duke u ndalur në qytetin e Elbasanit. Nafija i është gëzuar shumës prej 70,000 lekësh. Një tjetër fitues i është bashkuar Telebingos Shqiptare. Eduardi në kryeqytet ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Pezho 107”, por me përzgjedhjen e tre zarfeve të mbajtura në fund të lojës është shpallur fitues i plot 70,000 lekëve. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të radhës Linda Canin.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet me çmimet më të lakmuara, Linda ka siguruar nga Telebingo 60,000 lekë. Loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka vijuar që të qëndrojë në kryeqytet. Brunilda ishte dhe fituesja e fundit që ka vijuar të luaje me çmimet e zarfeve, nga ku është shpallur fituese e shumës prej 40,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,711,025 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës që lamë pas është ndarë mes 5 fituesve në qytete të ndryshme, ku secili prej tyre do të marrë 342,205 lekë. Konkretisht janë përzgjedhur si fitues të çmimit të madh të javës 2 lojtarë në kryeqytet, ndërsa tre biletat e tjera të çmimit të madh rezultojnë të jenë shitur në Pogradec, Shkodër dhe Fier.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 29515 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 908 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 565 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *