Plot 27 milion lekë (të vjetra) është shuma që loja më popullore e fatit në vend ka dhuruar për pjesëmarrësit e shorteut të djeshëm të Telebingo Shqiptare.
Fituesit e kësaj shume u përzgjodhen nga loja telefonike, si dhe biletat fituese të shorteut me gogla. Megjithatë në javët në vijim parashikohet që kjo shumë të pësojë rritje të mëtejshme, çka do të thotë çmime edhe më të mëdha, si dhe më shumë dhurata për ata që kanë blerë biletat fituese. Loja telefonike ka befasuar dhjetëra familje, të cilat i janë bashkuar surprizave të fshehura pas zarfeve.
Larmishmëria gjeografike e fituesve të përzgjedhur rastësisht nga kontrabiletat ka qenë edhe një nga të veçantat e shortit të djeshëm, çka dëshmon se çmimet dhe dhuratat e Telebingo Shqiptare prekin çdo cep të Shqipërisë.
Shkodra, Tirana, Kuçova, Pogradeci, Elbasani, Kukësi, Fieri, etj, janë vetëm disa nga qytetet që i janë bashkuar surprizave të Telebingos. Loja fillimisht është ndalur në kryeqytet, ku Fredi ishte i përzgjedhuri i parë që ka tentuar të gjurmojë zarfin se ku mund të fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Pezho 107”. Edhe pse ka tentuar të gjejë vendin ku fshihej ky çmim, Fredi në fund të lojës ka siguruar plot 60,000 lekë, shumë kjo e fshehur në tre zarfet e mbajtura prej tij.
Pas Tiranës, loja telefonike është zhvendosur drejt Shkodrës. Hava Alivoda, ishte fituesja e radhës që ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar 40,000 lekë. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të radhës edhe Qefsere Bogdanin në kryeqytet.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshiheshin çmimet e mëdha, Qefserja ka arritur të sigurojë nga Telebingo Shqiptare plot 60,000 lekë, si dhe 2 orë “suoç” të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhë. Sabie Sula ka vijuar të luaj me dhuratat dhe çmimet e Telebingos, duke siguruar plot 80,000 lekë në të tre zarfet e mbajtura prej saj në fund të lojës.
Bika nga Kuçova ishte i fundit që ka përmbyllur lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke u bërë fitues i shumës 40000 lekë, si dhe një tapeti të ofruar nga mbështetësit financiar të programit. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,100,275 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të qëndrojë në Tiranë, ku rezulton të jetë blerë edhe bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 8701 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 127 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 2595 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

