Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,348,850 lekë

redaktor

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14341 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 279 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1450 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre

Telebingo shqiptare shpërblen me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese të lojës telefonike. Me mijëra të tjerë u janë gëzuar shumave të fituara me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Mirelën në qytetin e Lushnjes. Në betejën me zarfet, Mirela është shpallur fituese e 40,000 lekëve. Loja është kthyer në kryeqytet, duke përzgjedhur si fituese të radhës familjen Suli. Duke gjurmuar çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, familja Suli ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën 60,000 lekësh. Një tjetër fituese në qytetin e Lushnjes i është bashkuar surprizave të Telebingos.

Shpresa ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”, por ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, i është gëzuar shumës prej 70,000 lekësh. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën e radhës, ku fitues është shpallur një familje në qytetin e Beratit.

Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur në fund të lojës, kjo familje ka siguruar shumën prej 30,000 lekësh. Kristiani në Korçë ishte i përzgjedhuri i fundit që ka tentuar të gjejë se ku fshihej makina “Pezho 107”, por me zarfet e mbajtura në fund ka siguruar shumën prej 30,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.

Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1.348,850 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka rikthyer çmimi i madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14341 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 279 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1450 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *