Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 13403 lojtarë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 382 persona, ku secili prej tyre siguron 710 lekë nga kompania e Telebingos.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani e Tirana, janë vetëm disa nga qytetet që i janë gëzuar surprizave të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Shorteu i ditës së djeshme ka gëzuar me dhurata e çmime të mëdha, dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese përgjatë lojës telefonike, teksa me mijëra ishin edhe fituesit e dalë nga hedhja e shortit të goglave për çmimin e madh të javës.
Duke shëtitur në të gjitha qytetet, loja telefonike ka ndarë shumë dhurata, e çmime të mëdha për të gjithë të përzgjedhurit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, të bërë në shtëpitë e tyre nga Telebingo Shqiptare.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës, Edisonin në qytetin e Vlorës. Në betejën me zarfet, për të gjetur se ku fshihej makina “Pezho 107”, Edisoni ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh.
Shkodra, ishte qyteti i radhës që ka vijuar të luaje me çmimet e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e tre zarfeve të preferuara, Diana është shpallur fituese e shumës 50,000 lekë. Më pas loja telefonike është ndalur në qytetin e Durrësit, ku Nesti ka goditur në shenjë të tjera çmime të mëdha. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ai është shpallur fitues i shumës prej 60.000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës në qytetin e Elbasanit. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Donika ka siguruar në Telebingo shumën prej 50,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Shpresa nga Vlora, ishte e përzgjedhura e fundit e lojës telefonike që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, ajo i është gëzuar 40,000 lekëve, si dhe një tapeti.
Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës që ka arritur në vlerën e 905,875 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh do të qëndrojë në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur fitues të 50 lekëve 13403 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 382 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 710 lekësh.
Fitues të një bilete Telebingo janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
pershendetje , kaq mjafton , meqenese jam i pari ne koment . tja kaloni mire .