Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 992,550 lekë

redaktor

Loja telefonike ka befasuar dhjetëra familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave të fshehura pas zarfeve. Larmishmëria gjeografike e fituesve të përzgjedhur rastësisht nga kontrabiletat ka qenë edhe një nga të veçantat e shortet të djeshëm, çka dëshmon se çmimet dhe dhuratat e Telebingo Shqiptare prekin çdo qytet të Shqipërisë. Fieri, Shkodra, Berati, Tirana, Saranda dhe Elbasani janë vetëm disa nga qytetet që iu bashkuan surprizave të Telebingos në shorteun e djeshëm

Loja më popullore e fatit në vend ka zbarkuar edhe këtë fundjavë që lamë pas në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, duke u shndërruar në mysafirin ideal që sjell dhurata dhe çmime të mëdha. Loja telefonike ka befasuar dhjetëra familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave të fshehura pas zarfeve.

Larmishmëria gjeografike e fituesve të përzgjedhur rastësisht nga kontrabiletat ka qenë edhe një nga të veçantat e shortet të djeshëm, çka dëshmon se çmimet dhe dhuratat e Telebingo Shqiptare prekin çdo qytet të Shqipërisë. Fieri, Shkodra, Berati, Tirana, Saranda dhe Elbasani janë vetëm disa nga qytetet që iu bashkuan surprizave të Telebingos.

Loja telefonike fillimisht është ndalur në qytetin e Fierit, ku Vali u përzgjodh si fituesja e parë e lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Zarfet e përzgjedhura prej saj për t’i mbajtur në fund të lojës, i kanë dhuruar Valit plot 50,000 lekë.

Pas Fierit, loja telefonike është zhvendosur drejt Beratit. Armando Toska ishte fatlumi i radhës që në betejën e zarfeve për të gjetur se ku fshihej një nga çmimet më të preferuara, makina “Pezho 107”, është shpallur fitues i 40,000 lekëve, shumë të cilës i janë bashkuar dhe 2 orë “suoç”, të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të radhës Lulin në kryeqytet. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshiheshin çmimet e mëdha, Luli ka arritur të fitojë nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë, shumë kjo që fshihej në tre zarfet e mbajtura prej saj në fund të lojës.

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fituesit të radhës. Ylli nga Shkodra ka vijuar të luaj me dhuratat dhe çmimet e Telebingos, duke siguruar plot 80,000 lekë. Drita Kovaçi ishte edhe telefonuesja e fundit që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”. Me përzgjedhjen e bërë Drita i është gazuar një tapeti të ofruar nga mbështetësit financiar të programit, si dhe 20,000lekëve.

Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 992,550 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të qëndrojë në Tiranë, ku rezulton të jetë blerë edhe bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 9,120 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 145 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 2050 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *