Çmimi i madh shkon në Burrel, fituesi merr 1,302,725 lekë

redaktor

Loja telefonike ka kënaqur edhe ditën e sotme me çmime të mëdha dhjetëra ndjekës, të cilët i janë përgjigjur drejt telefonatës surprizë që loja më popullor e fatit në vend, Telebingo-Shqiptare, ka bërë në shtëpitë e tyre.

Me mijëra kanë qenë edhe të përzgjedhurit e shortit me gogla, ndërmjet tyre edhe fituesi i çmimit të madh të javës që ka arritur në shifrën e 1,302,725 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shorteut ka shpallur fitues të çmimit të madh një familje nga qyteti i Burrelit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 7376 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 71 persona, ku secili prej tyre siguron 5,500 lekë nga kompania e Telebingos.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që në biletën e tyre kanë numrin 0 të përcaktuar si numrin e fatit për javën që lamë pas. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës e çmimeve të Telebingos, ka vijuar me surpriza të shumta edhe përgjatë lojës telefonike.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Etemin. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”, Etemi ka përzgjedhur tre zarfet e tij më të preferuara, brenda të cilave ndodhej shuma prej 50,000 lekësh.

Loja telefonike është ndalur më pas në qytetin e Korçës, ku e përzgjedhura e radhës ka mundur të sigurojë shumën prej 30,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiar të programit.

Një tjetër fitues në qytetin e Fierit ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos, duke u shpallur fituese e 50,000 lekëve. Përzgjedhja rastësore e kontrabilitave e ka ndalur më tej lojën telefonike në qytetin e Shkodërs, ku Silvi ka tentuar të gjurmojë zarfet me çmimet më të lakmuara.

Por me përzgjedhjen e bërë Silvi ka fituar krahas shumës prej 30,000 lekësh, edhe një tapet të ofruar nga mbështetësit financiarë të programit.

Violeta në Lushnjë, ishte edhe fituesja e fundit që ka vijuar betejën me zarfet për të gjetur se ku fshihej makina, teksa është shpallur fituese e 40,000 lekëve.

Të tjerë fitues i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, me 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së sotme.

2

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *