Çmimi i madh shkon në Durrës, fituesi merr 1,948,275 lekë

redaktor

Me mijëra fitues nga rrethe të ndryshme të vendit janë bërë pjesë e lojës më popullore të fatit në vend, duke rrëmbyer çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimet e shortit të goglave. Shorti i goglave ka shpallur si fitues të 50 lekëve, 13323 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 150 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare plot 3895 lekë

Fati i ka shpërblyer më së miri pjesëmarrësit e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu i hedhur gjatë ditës së djeshme ka shpërthyer në dhurata e çmime të mëdha, të cilat kanë shtuar larmishmërinë gjeografike të fituesve. Krahas çmimit të madh të javës, edhe fituesit e lojës telefonike kanë mundur të sigurojnë shuma të mëdha, mbi 50,000 lekë me përzgjedhjet e bëra tek loja me zarfet. Adriana në Durrës, ishte e përzgjedhura e parë e lojës telefonike që ka tentuar të gjurmojë zarfin se ku mund të fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Pezho “107”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, ajo i është gëzuar shumës prej 60,000 lekësh, që fshihej në tre zarfet e mbajtura prej saj. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës e ka ndalur më tej lojën telefonike në qytetin e Rrogozhinës, Sherife Malo është shpallur fituese e plot 90,000 lekëve. Pas Rrogozhinës, përzgjedhja e biletës për fituesin e radhës e ka çuar lojën telefonike në qytetin e Fierit. Me renditjen e zarfeve të preferuara Vladimiri është shpallur fitues i shumës 60,000 lekë. Një tjetër fituese nga qyteti i Fierit ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingo Shqiptare, duke u bërë fitues i shumës prej 50,000 lekësh, si dhe dy orëve të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Familja Binjaku në qytetin e Elbasanit ka qenë dhe e përzgjedhura e fundit në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e zarfeve, e cila ka fituar plot 70,000 lekë. Lista e fituesve është zgjeruar më tej me të përzgjedhurit e shortit të goglave për çmimin e madh të javës, i cili vazhdon të pësojë rritje. Numrat e përzgjedhur për biletën fituese të këtij çmimi që ka mbërritur në vlerën e 1,948,275 lekë, treguan se Durrësi është qyteti fitues i çmimit të madh. Me mijëra ishin dhe të përzgjedhurit si fitues të serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 13,323lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 150 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo plot3,895 lekë. Fitues të një bilete Telebingo Shqiptare janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që kanë në biletën e tyre të përcaktuar3, si numër fati. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plota informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë ditës së djeshme.

7

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *