Telebingo shqiptare mbyll sezonin për t’u rikthyer sërish në 20 shtator. Gjatë kësaj kohe do të vijojë normalisht shitja e biletave të lojës më popullore të fatit në vend, pasi në datat 20 shtator do të luhet për dhurata e shumë çmime të mëdha.
Shorti i goglave ditën e djeshme ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur fitues të 50 lekëve, 8112 lojtarë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 137 persona, ku secili prej tyre siguron 1900 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Telebingo Shqiptare shpërthen në dhurata e çmime në mbyllje të sezonit. Shorti djeshëm ka gëzuar me shuma të mëdha dhjetëra ndjekës të rregullt të lojës, ndërmjet tyre edhe fituesi i bingos së madhe të javës që ka mbërritur në vlerën e 868,200 lekëve.
Ndonëse shorteu i radhës do të hidhet në 20 shtator, përgjatë gjithë javëve të mbetura në treg do të vijojë normalisht shitja e biletave të lojës më popullore të fatit në vend, pasi me këto bileta do të luhet për shuma të mëdha në shtator.
Duke shëtitur në të gjitha qytetet, loja telefonike ka shpërndarë çmime e dhurata për të gjithë të përzgjedhurit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës, Nasien. Në betejën me zarfet, për të gjetur se ku fshihej makina “Pezho 107”, Nasia është shpallur fituese e shumës prej 40,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Loja telefonike është ndalur në një tjetër qytet, duke përzgjedhur si fituese Diturien.
Me përzgjedhjen e tre zarfeve më të preferuara, Ditura ka siguruar nga Telebingo plot 60,000 lekë. Loja telefonike është ndalur më tej në qytetin e Durrësit, ku Rasimi ka goditur në shenjë të tjera çmime të mëdha.
Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ai është shpallur fitues i shumës prej 70.000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës në kryeqytet. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Mersini ka siguruar në Telebingo shumën prej 60,000 lekësh.
Ligori nga Tirana ishte i përzgjedhuri i fundit në lojën telefonike që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Ligori i është gëzuar shumës prej 30,000 lekësh, si dhe një tapeti të ofruar nga mbështetësit financiarë të programit.
Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës prej 868,200 lekësh. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh do të shkojë në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur fitues të 50 lekëve 8112 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 137 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1900 lekësh. Fitues të një bilete Telebingo janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.