Telebingo hedh në treg biletën për shorteun special të verës, që do të hidhet më 28 qershor. Me këtë biletë speciale do të luhet për bingon e madhe milionere (vlera e të cilës do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim), për makinën “Pezho 107”, udhëtime turistike, celularë, lap-top, televizorë, si dhe shumë dhurata të tjera që do të fshihen në zarfe.
Çmimet në zarfe nisin nga 20,000 lekë. Shitja e biletës për shorteun special do të vijojë paralelisht me biletën që do të luhet për shorteun e fundjavës Telebingo Shqiptare shton dozën e dhuratave dhe çmimeve të mëdha për pjesëmarrësit e rregullt të lojës.
Krahas fituesve të përzgjedhur ditën e djeshme, loja më popullore e fatit në vend, ka njoftuar hedhjen në treg të biletës për shorteun special të verës, që do të hidhet më 28 qershor. Me këtë biletë speciale do të luhet për bingon e madhe milionere (vlera e të cilës do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim), për makinën “Pezho 107”, udhëtime turistike, celularë, lap-top, televizorë, si dhe shumë dhurata të tjera që do të fshihen në zarfe.
Çmimet në zarfe nisin nga 20,000 lekë. Shitja e biletës për shorteun special do të vijojë paralelisht me biletën që do të luhet për shorteun e fundjavës. Larmishmëria gjeografike e fituesve të Telebingos është zgjeruar edhe më shumë në shorteun e ditës së djeshme, ku me dhjetëra fitues të përzgjedhur në lojën telefonike, si dhe mijëra të tjerë në shortin e goglave janë bërë pjesë e morisë së dhuratave dhe çmimeve të Telebingos.
Pranvera ishte e përzgjedhura e parë në lojën telefonike, që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Pranvera i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh. Elisa në Fier, ka vijuar të luajë më tej me çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar plot 50,000 lekë. Më pas loja telefonike është ndalur në kryeqytet, ku Mimoza është shpallur fituese e shumës 50,000 lekë, shumë kjo që fshihej në zarfet e mbajtura prej saj në fund të lojës. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe Sabriut në qytetin e Durrësit.
Me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara në fund të lojës, Sabriu i është gëzuar shumës prej 80,000 lekësh. Korça ishte dhe qyteti i fundit që ka tentuar nëpërmjet lojës telefonike të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Anastasi nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, por me përzgjedhjen e bërë i është gëzuar shumës 30,000 lekë, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.
Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës prej 1,119,425 lekësh. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh do të shkojë në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të 50 lekëve 9582 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 126 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2665 lekësh.
Fitues të një bilete Telebingo janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 20,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.