Krahas biletave për shorteun normal të fundjavës, në treg gjenden edhe biletat speciale kushtuar “1 Majit”, shorti i të cilit do hidhet në datën 3 maj. Në këtë shorte special, luhet për superbingon milionere mbi 30 milionë lekë (të vjetra), makinën “Pezho 107”, çmimet në zarfe nga 20,000 lekë, si dhe shumë dhurata e surpriza të tjera
Telebingo Shqiptare shton dozën e dhuratave dhe çmimeve të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit e rregullt të lojës. Shorteu i ditës së djeshme ka dhuruar emocione të shumta për dhjetëra familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave në lojën telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura pas zarfeve, teksa me mijëra kanë qenë edhe fituesit e përzgjedhur nga shorti i goglave, ndërmjet të cilëve edhe fituesi i çmimit të madh të javës.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me surpriza të shumta përgjatë gjithë lojës telefonike. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Mustafain në qytetin e Korçës. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”, me përzgjedhjen e tre zarfeve më të preferuara ai i është gëzuar shumës 50,000 lekë. Loja telefonike më pas është ndalur në qytetin e Shkodrës, duke shpallur si fitues të radhës Markun.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë çmimin e lakmueshëm, ai është gëzuar shumës prej 50, 000 lekësh, shumë kjo që fshihej në zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës. Një tjetër fitues i është bashkuar lojës më popullore të fatit në vend. Bilbili në qytetin e Gramshit ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e bërë, Bilbili është shpallur fitues i shumës 50,000 lekë. Mrika në kryeqytet ka vijuar më tej betejën me çmimet e Telebingos, nga ku është shpallur fituese e shumës 30,000 lekë, si dhe një tapeti të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurës së fundit në lojën telefonike.
Bardha në kryeqytet i është gëzuar plot 80,000 lekëve. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos nëpërmjet shortit të goglave për çmimin e madh të javës që ka arritur në vlerën e 1,403,825 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shorteut ka shpallur fitues të këtij çmimi një familje në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 9415 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 91 persona, ku secili prej tyre siguron 4625 lekë nga kompania e Telebingos. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Pas shortit Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të çmimit tradicional të javës, në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

