Telebingo-shqiptare/ Çmimi i madh shkon në Korçë, fituesi merr 802,100 lekë

redaktor

Loja telefonike ka kënaqur edhe gjatë ditës së djeshme me çmime të mëdha dhjetëra ndjekës, të cilët i janë përgjigjur drejt telefonatës surprizë që Telebingo-Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që me mijëra kanë qenë edhe të përzgjedhurit e shortit me gogla, ndërmjet tyre edhe fituesi i çmimit të madh të javës që ka arritur në shifrën e 802,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shorteut ka shpallur fitues të çmimit të madh një familje nga Korça, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 11,732 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 317 persona, ku secili prej tyre siguron 755 lekë nga kompania e Telebingos. Gjithashtu fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që në biletën e tyre kanë numrin 1 të përcaktuar si numrin e fatit për javën që lamë pas. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar me surpriza të shumta edhe përgjatë lojës telefonike.

Vlora ka rezultuar të jetë një nga qytetet me më shumë fitues. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Ferit Xhafën nga qyteti i Vlorës. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”, Feriti ka përzgjedhur tre zarfet e tij, brenda të cilave ndodhej shuma prej 40,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shpallur si fituese kësaj here Lumturien.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë çmimin e lakmueshëm, Lumturia i është gëzuar 70,000 lekëve, shumë kjo që fshihej në zarfet e mbajtura prej saj në fund të lojës. Ndalesa e radhës është bërë në qytetin e Durrësit, ku Shpresa ka vijuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese e 40,000 lekëve. Fati i ka buzëqeshur më së miri fitueses së radhës. Në betejën me zarfet,

Marsela është shpallur fituese e plot 50,000 lekëve, shumë të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Një tjetër fituese e përzgjedhur nga kontrabiletat ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura pas zarfeve. Media nga Shkodra, me zarfet e përzgjedhura është shpallur fituese e 70,000 lekëve. Të tjerë fitues i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, me 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së djeshme.

3

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *