Shorteu 25 Tetor 2015
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë çuar çmimin e madh kësaj here në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 16,923 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 424 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 780 leke. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre
Dhuratat dhe çmimet e mëdha të Telebingo Shqiptare kanë mbërritur edhe gjatë javës që lamë pas në shtëpitë e mijëra familjeve, të cilat i janë bashkuar surprizave të lojës telefonike dhe shortit të goglave për çmimin e madh të rreth 11 milion lekëve (të vjetra).
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe të ndalet së pari në qytetin e Korçës. Ana Maria i është bashkuar lojës telefonike, ku dhe ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej “Volswagen Up”. Por, me zarfet e përzgjedhura në fund të lojës Ana Maria është shpallur fituese e plot 50,000 lekëve. Loja telefonike është ndalur më tej në qytetin e Fierit, duke shpallur si fitues të radhës Vasillaqin.
Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Vasillaqi ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend 50,000 lekë. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së tretë në lojën telefonike. Me mundësinë që i është dhënë nëpërmjet shansit “2 herë fat”, familja vlonjate ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 100,000 lekë.
Një tjetër fitues i është bashkuar surprizave të lojës telefonike. Kësaj here fituese është shpallur Shirla në kryeqytet, e cila në betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka siguruar dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Noeli në Korçë ka vijuar të gërmojë nëpër zarfe për të gjetur ku fshihej makina, por me përzgjedhjen e bërë ka arritur të çojë në shtëpi shumën prej 50,000 lekësh.
Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,106,000 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë çuar çmimin e madh kësaj here në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 16,923 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 424 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 780 leke. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare./DITA

