Çmimi i naftës arrin shifër rekord: Një litër shitet 210-220 lekë

Ornela

Shtrenjtohet përsëri nafta në vend. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë po tregtohet 210 deri 220 Lekë duke arritur nivelin rekord të regjistruar në vend që prej vitit 2009.

Nga një vëzhgim i bërë në pikat e karburanteve në vend konstatohet se rritja e njëjtë pothuajse në të gjitha pikat. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur që të përballojnë një çmim të tillë.

Shoferët e taksive shprehen se me këtë shtrenjtim të naftës fitimet e tyre janë minimale. Thonë se nuk mund të rrisin çmimet pasi nuk do të kishin më klientë

Eksperti Zef Preçi i kërkon qeverisë që të rishikojë taksat e aplikuara në një litër naftë gjatë kësaj periudhe dhe sidomos të rrisë konkurrencën. Në një litër naftë vetëm taksat arrijnë në rreth 120 lekë duke e rënduar edhe më shumë koston te qytetarët

Rritja e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë. Një fuçi naftë në bursa gjatë së enjtes është shitur me 120 dollarë.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Keta e kishin naften me te shtrenjte ne bote,kur nafta ne tregjet boterore ishte me e lire se uji,jo sot.!

  • Me vite te tera eshte anashkaluar nxitja e prodhimit te naftes ne vend. Kane menduar vetem si te mbushin xhepat. Hani mut te perzjere me batuta te Edvinit tani o popull.

  • Nuk keni pare gje akoma.Vetem te mbushin arken e shtetit e per te kompesuar vjedhjet qe bejne, do rrisin cmimet saqe nje pensionist te mund te jetoje vetem disa dite me pensionin e tij. E perseri, pensionistet e mashtruar ne pjesen derrmuse ne rast zgjechjesh do votojne po per kete kaste. Kete ata e dijne mire, prandaj bejne keshtu.
    Shikoni dhe degjoni Erjon Veline, sa here qe ligjeron deklaron se banoreve te Tiranes ju “ka rritur vleren e prones”….Po nje pyetje pe Erjonin: banoret ne Tirane i kane banesat per te jetuar apo per ti shitur per tregeti????Ai ka rritur cmimin e apartamenteve qe ndertohen me lejet e shumta te ndertimit qe ai po jep dhe se ku fle lepuri ne kete “rritje vlere te pronave” vetem ai e di..Kjo rritje katastrofike cmimesh tek apartamentet ka penalizuar banoret qe duan te bleje apo te zgjerohe ….Jane perralla ato qe thuhen kerkesa dhe oferta…Apartamentet mbeten te pa shitura dhe cmimet rriten…Kjo eshte politika me antipopullore qe realizohet ne kryeqytetin shqiptar…

  • Biznesmenët tan kan lidhje direkt me Putinin se me të filluar sulmin në Ukrainë,ai telefonoj në çast personalisht biznesmenëve tanë patronazhistë që sulmova dhe ata, që nga oligarku i tregëtisë me shumicë, deri te shitsi i mëhallës time, i ngritën me një herë çmimet. Shitsi i mëhallës sime i ka rritur për çdo mall nga 5 lekë të rinjë çmimet mbasi bisedoj me Putinin dhe

    ju lut atij që mbasi sulmoj Ukrainën të sulmoj edhe ndonjë vënd tjetër që ti rris edhe një 5 lekshe tjetër çmimet dhe Putinin i ka thën që kërkesa e tij dhe biznesmenëve shqipëtar do të kihet parasysh dhe

    edhe shoku Edi është shum i kënaqur se me TVSH 20 % të ardhurat e inkasuar në thesin e tij do të jen kolosale dhe ai bashkohet me kërkesën e biznesmenëve patronazhistë që zoti Putin të sulmoj edhe një vënd tjetër që të rriten të ardhurat nga TVSH nga rritja e çmimeve.

    Shoku Edi është shumë, shumë i kënaqur nga lufta në Ukrainë edhe për rritjen e çmimit të naftës bruto të tij që ai shet jasht shtetit dhe do të humbiste në qoftë se do të përpunohej në vënd dhe për këtë ai, me largpamësi, bllokoj punën dhe tani po prish fare rafinerinë e Ballshit. Po ngritja e çmimit të karburanteve që importohen, e shikoni sa fiton shoku Rama , edhe nga rritja e çmimit të naftës që eksporton edhe me karburantet që biznesmet patronazhistë importojnë, ja pse shoku Edi falenderoj me gjithë zëmrën gospodin Vladimirin që sulmoj Ukrainën. Parashikohet që fitimet e biznesmenve patronazhist të rriten tre herë tani që në Ukrainë bëhet luftë, po kështu parat në thesin e kusarisë së shokut Edi do të rriten 3 herë, del që fukarallëku i shqipëtarëve të rritet 9 herë, por ata nuk mposhten, janë të gatshëm që të zbrazin të gjithë xhepat vetëm kusarët tanë qeveritarë dhe biznesmenë të mos humbasin nga ngritja e çmimeve në botë. se

    bëhet luftë në Ukrainë dhe

    shitsi i mëhallës time falenderon me të drejtë Putinin bashkë me shokun Edi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *