Çmimi i naftës, Braçe në Kuvend: Qeveria ka mekanizma për ta ulur!

J L

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha se qeveria i ka mekanizmat për të ulur rritjen e çmimit të naftës në vend.

“Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj se po, ka mekanizma qeveria për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër protestës, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë, për bujqit, për shtresën e mesme, duhet ta mbaj shteti, jo tregtarët. Nuk do ti bashkohem protestës së qytetarëve. Ka aty njerëz që kanë dhënë kontribut domethënës në grabitjen e burimeve të gazit dhe naftës. Ka hajdut banal aty dhe ju si pyesni sepse tani bëjnë si civilistë. Me Autoritetin e Konkurencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre! Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurencës të rri të bëj sehir kjo është e papranueshme!”, tha Braçe për mediat jashtë godinës së Kuvendit.

Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për të nxitur prodhimin kombëtar, pasi sipas tij nëse kjo nuk do të ndodhë, vendi ynë do të përjetojë jo vetëm krizë çmimesh, por edhe ushqimore.

“Kërkoj të bëhet interpelanca. Ka problematika që duhet folur këtu në parlament për të përmirësuar dhe ndrequr dhe për t’i ardhur në nevojë njerëzve, planifikoni këto interpelanca sa kohë ka problematika nga njerëzit dhe duhet të ketë një përgjigje nga qeveria, tani jemi në mes të një krize që do jetë edhe krizë ushqimore, që na nevojitet bujqësia kombëtare dhe prodhimi kombëtar tani”, tha ai në Kuvend.

“Janë dakordësjuar më përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave për t’u bërë në seancën e datës 17 mars”, tha kryetarja Nikolla.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nese nuk arrin qe zeri jot te degjohet ne parlament, qeveri etj, te pakten bej gjene e duhur “JIP DOREHEQJEN” si deputet dhe ndoshta hapin tend e ndjekin edhe ata pak politkane qe i ka ngelur nje fije sedre e burrnie. Po Ju jeni te gjithe hiena,mashtures,te pangopur, dallavere,antikombetare e te shitur ke Palla i Madh, ju ka tredhur te gjitheve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *