“Çmimi i naftës pritet që të ulet në 6-mujorin e dytë”, ministrja i përgjigjet Metës për borxhin publik: Është stabilizuar!

J L

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri një analizë të të dhënave të ekonomisë shqiptare për vitin 2021 dhe janarin e 2022.

Në një konferencë për shtyp, ministrja Ibrahimaj tha se të ardhurat, shpenzimet dhe punësimi janë në rritje krahasuar me vitin 2020.

Sa i përket borxhit publik, për të cilin Presidenti Ilir Meta ka bërë disa herë thirrje që të merren masa urgjente për uljen e tij, pasi sipas Kreut të Shtetit, është shumë i lartë dhe rrezikon falimentimin e shtetit, ministrja e Financave deklaroi se “Nëse i hedhim një vështrim borxhit publik, në fund të vitit 2021 është stabilizuar në 78% të PBB. Borxhi është më i ulët se parashikimi i fundit që kishte bërë Ministria e Financave. Kjo ka ardhur si rezultat i performancës së mirë të të ardhurave”.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ministrja Ibrahimaj deklaroi se pritet një stabilizim i çmimeve nga gjysma e dytë e vitit 2022.

“Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”, tha ajo.

Më tej, ministrja Ibrahimaj deklaroi se edhe në janar të vitit 2022 ekonomia shqiptare ka të dhëna premtuese dhe me tendencë rritjeje, duke shtuar se “Shqipëria ka pasur një rikthim ekonomik më të fortë krahasuar me të gjithë vendet e rajonit”.

“Të dhënat që do të prezantojmë sot lidhen me fundin e vitit 2021. Do mundohemi të bëjmë një analizë të projeksioneve. Të ardhurat dhe shpenzimet janë rritur 21% në krahasim me një vit më parë. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i ecurisë së mirë ekonomike. Në drejtim të të ardhurave performancën më të mirë e ka pasur tatimi mbi vlerën e shtuar. Kjo është një shenjë e mirë që konsumi po rritet. Edhe punësimi ka pasur një trajektore rritëse. Sa i përket shpenzimeve, duhet theksuar rritja e shpenzimeve kapitale me 31.4% në krahasim me 2020. Kjo ka qenë një politikë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të dhënë efekt në rritjen ekonomike. Edhe janari i këtij viti ka të dhëna shumë premtuese. Të ardhurat e janarit janë rritur me 29% në krahasim me janarin e 2021.

Kjo është një shenjë që konsumi vijon të rritet. Këto shifra që punësimi ka ardhur në rritje, por edhe formalizimi i ekonomisë ka ardhur në rritje. Dua të theksoj këtu reformat e qeverisë, duke u ndalur te reforma e fiskalizimit. Sipas të dhënave, 89% e biznesit të madh ka filluar procesin e fiskalizimit. Bizneset që kanë përfunduar procesin e fiskalizimit janë mbi 72 mijë. Sipas të dhënave, Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike më të lartë se vendet e rajonit. Shqipëria ka pasur një rikthim ekonomik më të fortë krahasuar me të gjithë vendet e rajonit”, u shpreh ministrja.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Edhe 0 lek te behet nafta,,nga 8 taxa qe i keni vene ju naftes,,nuk ka per tu ulur kurre.
    Uje shiu qe rrjedh nga qielli te jete nafta.
    Edvin Rama nuk e dergoi kete vend drejt Europes,,por drejt Mesjetes,,kur karvani i Qeraxhiut ne cdo gryke,duhet te paguante Hajdutet e Rrugeve,qe te mos i ikte koka bashke me mushkat.

  • Ministrja deklaron me mburje se :
    Borxhi është më i ulët se parashikimi i fundit që kishte bërë Ministria e Financave. Kjo ka ardhur si rezultat i performancës së mirë të të ardhurave”
    Po performanca e mire ka te beje me rrjepjen e qytetareve duke ju marre lek me shume nga bafta dhe produktet e tjera dhe kjo eshte EUREKA e kesaj palo ministre qe si duket ka mbaruar akademine e blegtoreve dhe nese nuk e ka mbaruar akoma urgjentisht shefi i saj ta coje atje se mbase do ta kuptoje me mire performancen pra sa me shume te rripet populli aq me mire performon kjo qeveri antipopullore

  • plehrat me uniforme qeveritare te ramut-sorrosit

    perdredhin llafet per me fundos te verteten qe eshte sundimi fashist i ujqerve te oligarkise veshur me lekure dele te rraces sorros

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *