Çmimi i naftës drejt 190 lekë, pse po rritet?

redaktor

Fundjava që lamë pas shënoi shifra thuajse rekord në çmimin e karburantit, ku në nivel mesatar ishte 187 lekë për litër, e në përqindje rreth 18 për qind më shumë se në fillim të këtij viti.

Nga ana tjetër në bursën ndërkombëtare nafta nga java në javë po shënon ulje të çmimit, tendencë që sipas specialistëve do të jetë dhe për vitin 2016.

Por në tregun tonë po ndodh e kundërta dhe gjasat janë që çmimi të mos ketë një tendencë rënëse.

Një nga arsyet sipas specialistëve është dhe mundësia për t’u mbajtur ky çmim për shkak të sezonit turistik, ku dashje pa dashje pushuesit do të përdorin makinat e tyre.

Një arsye tjetër që sipas specialistëve nuk do të afrojë ulje çmimi të karburantit është dhe shtrenjtimi i dollarit, apo ecuria në tregjet ndërkombëtare.

Por tregjet ndërkombëtare po reflektojnë çmime të tjera të ulëta dhe konsumatori shqiptar në të vërtetë pret që kjo të reflektohet dhe në tregun e brendshëm.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta referencë europiane e mbylli të premten me rreth 57 dollarë për fuçi, larg niveleve rekord prej 120 dollarë për fuci, që arriti në janar 2014. Herën e fundit, që u rrit çmimi i naftës në vend (në fillim të majit 2015), nafta europiane kuotohej në bursa me 65-66 usd/fuçi dhe dollari në rreth 127 lekë.

E që prej asaj dite çmimi i karburantit në vendin tonë ka shënuar vetëm rritje. Në tregun tonë reflektimi i rritjes së çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare është i mënjehershëm, ndërsa kur ajo pëson ulje nuk reflektohet lehtë.

Grosistët e naftës këtë e lidhin me faktin e taksimit të lartë të saj dhe faktit të rezervave që duhettë sigurohen për tre muaj.

Pra sipas tyre mungesa e bursës dhe listimit në të, bën që çmimi të mos reflektohet në kohë reale.

Me një logjikë të tillë i bie që kjo rënie në bursë tani, të reflektohet pas mbylljes së sezonit turistik në vendin tonë dhe ne duhet të qarkullojmë me këtë çmim që ka kapur shifra rekort

Nafta në bursat ndërkombëtare

Nafta në bursat ndërkombëtare iu afrua territorit të dobët, pasi vuajti rënien më të madhe ditore në pesë muaj, teksa Greqia hodhi poshtë termat e paketës shpëtuese dhe Irani iu afrua marrëveshjes nukleare me fuqitë perëndimore.

Nafta referencë europiane ICE Brent për dorëzimet e gushtit ra 6.3% në nisje të javës që lamë pas, duke shënuar rënien më të fortë ditore që nga 4 shkurti.

Treguesi ra me $3.78 në $56.54 për fuçi. Treguesi referencë i naftës amerikane Nymex August West Texas Intermediate regjistroi një rënie prej 7.7%, duke zbritur me $4.40 për t’u mbyllur në $52.53. “Çmimet e naftës kanë mbetur të dobëta, duke qenë nën presion si nga situata e sigurt e krijuar me Greqinë ashtu dhe programit bërthamor me Iranin,” tha Paul Horsnell, në Standard Chartered.

Shqetësimet rreth kërkesës së dobët europiane për naftë, në rast se kriza në Greqi do të ketë amplifikime të gjera ekonomike dhe një marrëveshje me Iranin që mund të shtojë furnizimin me naftë, edhe pse në sasi të vogla, po ndikojnë në çmimin e naftës.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Pse kaq te veshtire e keni per ta kuptuar pse rritet cmimi? Rritet sepse kemi ne krye te qeverise nje mafioz,nje pleher,nje te pashpirt qe pasi merr miliona sponsorizime nga monopolistet e naftes,ju le atyre dore te lire te rrjepin shqiptaret deri ne palce.Shikojini cmimet e naftes sot ne te gjithe Europen dhe ne vendet rreth nesh ne http://www.fuel-prices-europe.info/.Ne Maqedoni 0.9 euro/liter(1260 lek/liter).Ne Greqi dhe ne Mal te Zi 1.2 euro/liter (1680 lek/liter).Dhe cfare nafte,nafte qe jo vetem punon makina mire por edhe qe me nje serbator i ben nja 30 km me shume se me kete naften surrogato qe shitet ketu.
    Shikoni dhe kete adresen tjeter: https://www.energy.eu/fuelprices/. Cmimi i blerjes se diezelit me shumice ne Europe sot eshte 0.6 euro/liter(840 lek)Shtoji edhe 800 lek qe jane taksat per nje liter diesel dhe kostoja me gjithe taksa(sikur te paguhen te gjitha taksat nje me nje gje qe nuk ndodh)per nje liter nafte nuk i kalon 1650 lek. Mbi 200 lek te vjetra per liter fitojne sot monopolistet mafioze te karburanteve qe pa pike turpi dalin e qahen neper media dhe televizione se maksimumi fitojne 30 lek per liter,biles shpeshhere dalin edhe me humbje!!! Natyrisht,me bekimin dhe pjesemarrjen e qeverise na e bejne kete rrjepje se nuk ka se si shpjegohet ndryshe qe qeveria nuk ben asgje per ta zhdukur kete monopol zhvates.

    • Mafja e karburanteve ka kapur komplet klasen politike Shqiptare. Qeveria eshte e kapur koke e kembe. Lulushi gjithashtu. Kjo klase politike ne total duhet hedhur ne kosh por e sigurte qe eshte mision i pamundur. Jemi te destinuar te sundohemi nga keta sharlatane, manekine, marioneta ne duart e mafjes se Ujit te pijshem, karburanteve, trafikut etj, etj. Nuk ka shprese ky vend pervecse po u ngrit papritur nje mase e madhe njerezish te djege gjithe partickat tona qe jane grupe kriminale.
      Deri kur do flesh o popull te te sundojne dhe percajne ne lloj lloj partickash…

  • Mire na e bejne se na e ka gjetur mendjen kjo qeveri dhe na e ve festen sipas kokes.Gjithe diten,cdo jave e cdo muaj rri duke u qare shqiptari se si na rrjepin me cmimet me te shtrenjta kur jemi populli me i varfer ne Europe.Por kur vjen dita e votimeve me vrap te gjithe te votojne rrjepesit dhe gjakpiresit e tyre.Ky popull bageti keshtu e meriton ta trajtojne,gjynah per nja pese apo dhjete perqind qe ne Tirane ja dhane voten Bojaxhiut ose nga urrejtja per kete politike maskarade e nxorren voten te pavlefshme.Kaq jane njerezit e emancipuar ne Shqiperi se pjesa tjeter,shumica, jane vetem turme,bageti qe i hajne ujqit e pushtetit.

  • Nuk keni pare gje akoma.Do hapen vende pune ne kooperativa bujqesore qe do krijohen.Kurse kllasa puntore do ju ndimoj ne fund jave me aksion me goditje te perqendruar me parullen:Bujqesia ceshtje e te gjithve.Do fillojn talonat do ngriheni ne ora tre per ne rralle.Spiunet do ju provokojn per tu rrasur ne burg.

  • per te komentuar neper blogje, faqe gazetash e ne fb jemi te paret ne, por sa nga ju jane te gatshem te marrin makinen e ta fikin para kryeminsitrise ne shenje proteste: 0 (ZERO) se jemi popull delesh e nuk kerkojne gjerat jetike, por ama per mitingje vuuuuuuuuuu tufat me dele, keshtu rrini e hani bar se mire jemi.

  • po sa te mencur qe jeni po para ca vitesh kur zoteria berishovic e lulashovic bene nje ligje per te ngjyrosur karburantet dhe per te kontrolluar kualitetin e tyre .Dhe me ligjin bene dhe koncesioni sipas mizures qe te kishin fitimet te garantuara
    .Nuk flisni as per koncesionin e kontrollit te kamioneve e te konteniereve meqenese jeni kaq te zgjur flisni nje her ne jeten tuaj me fjalet tuaja dhe jo me te njejtat fjale qe flasin zakonish byth lepiresit te berishoviceve ………………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *