“Çmimi i të qenit i korruptuar, shumë i lartë”

Dita

“Një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e përshtatshëm për zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale”. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi nga Prishtina, se lufta kundër korrupsionit është sfidë për çdo qeveri.

“Çmimi i të qenit i korruptuar duhet të jetë shumë i lartë”, tha ambasadori amerikan, i cili u zotua se përpjekjet kundër korrupsionit do të jenë përparësitë e tij kryesore. “Duke punuar së bashku duhet të sigurojmë që Kosova ka masat ligjore zbatuese të cilat përmbushin standardet më të larta”, tha ai.

Në një seminar të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, pjesëmarrësit që trajtojnë luftën kundër korrupsionit do të bashkëpunojnë me ekspertët amerikanë dhe do të informohen për praktikat më të mira për luftimin e korrupsionit dhe në fushat tjera me interes, siç janë siguria e kufijve dhe luftëtarët e huaj, shkeljet në qeveri, korrupsioni në administratën publike, reformat qeveritare etj. Organizata ndërkombëtare “Transparency International” në raportin e fundit e radhiti Kosovën në vendin e 110-të për shkallën e korrupsionit gjatë vitit 2014, nga 175 vende të botës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *