Çmimi Nobel në ekonomi për këtë vit ndahet mes tre fituesve

J L

David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens kanë fituar çmimin Nobel në ekonomi këtë vit.

Treshja ndau bashkë çmimin mbi përdorimin e “eksperimenteve natyrore” për të kuptuar si ndërveprojnë politikat ekonomike dhe eventet e tjera. Eksperimentet natyrore përdorin situata reale të jetës së përditshme për të kuptuar impaktin që kanë vendimet e qeverisë.

Kanadezi Card, studioi ndikimin e rritjes së pagës minimale në punësimin e njerëzve në shtetin amerikan NewJersey. Gjetjet e tij i shtynë studiuesit të rishikojnë mendimin e tyre se një rritje e tillë çon gjithmonë në rënie të punësimit.

Amerikani Joshua Angrist dhe Guido Imbens, një akademik holandez, ndajnë çmimin “për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”.

Tre fituesit ndajnë çmimin prej 839.000 dollarësh, me Card që përfiton gjysmën e tij.

Çmimi i ekonomisë, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank (banka qendrore e Suedisë) në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel, u krijua në vitin 1968.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • I pari paska ndjekur metoden e Fordit te para 100 vjeteve ne fabriken e tij te makinave! Ndersa dy te tjeret kane futur ne ekonomi teorite e fundit te fizikes kuantike mbi rastesite! Mire e kane bere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *