Në fundjavë do të hidhet shorteu special kushtuar ditës së të dashuruarve, ku do të luhet për çmimin e madh të javës, për makinën “Pezho 107”, udhëtime turistike, si dhe shumë dhurata të tjera. Dyfishohen edhe çmimet e fshehura në zarfe, duke bërë që fituesit e lojës telefonike të sigurojnë çmime që nisin nga 60,000 lekë e më shumë. Shitja e biletave të shorteut special do të vijojë përgjatë gjithë javës
Loja telefonike ka befasuar dhjetëra familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave të fshehura pas zarfeve, ku një ndër to ishte edhe makina “Pezho 107”. Ka mjaftuar blerja e një bilete Telebingo Shqiptare, pak fat dhe vëmendje për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpinë e sajë, për ta bërë Ganimeten fituese të çmimit më të lakmuar, makinës “Pezho 107”. Bashkë me makinën Ganimetja ka fituar edhe shumën prej 50,000 lekësh, shumë kjo që qëndronte e fshehur në dy zarfet e tjera të përzgjedhura prej saj për t’i mbajtur në fund të lojës.
Fati u ka buzëqeshur edhe fituesve të tjerë të përzgjedhur në vijim të lojës telefonike. Qyteti i Kukësit ishte ndalesa e radhës, ku Jetmira ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e bërë Jetmira është shpallur fituese e shumës prej 30,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë “suoç”. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës e ka kthyer lojën telefonike në kryeqytet, ku Beharja ka vijuar betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe duke u bërë fituese e plot 70.000 lekësh. Kuçova ka shpallur fituesin e radhës në lojën telefonike. Lumturia me zarfet e përzgjedhura për t’i mbajtur në fund të lojës është shpallur fituese e shumës prej 40,000 lekësh.
Telebingo ka vijuar më tej me përzgjedhjen e dhjetëra mijëra fituesve të tjerë të shpallur nga hedhja e shortit të goglave, ndërmjet tyre edhe fituesi i çmimit të madh të javës prej 1,523,400 lekësh. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh qëndron në kryeqytet. Por, ndryshe nga herët e tjera çmimi i madh kësaj jave është ndarë ndërmjet dy fituesve, ku secili prej tyre fiton plot 761,700 lekë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 20,246 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 500 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 910 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, kanë siguruar shumën prej 10,000 lekësh. Në fundjavë (15 shkurt), do të hidhet edhe shorteu special kushtuar të dashuruarve, ku do të luhet për shumë çmime të mëdha, ndërmjet tyre makina “Pezho 107”, udhëtime turistike, e shumë dhurata të tjera.
Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
