Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka menduar të shpërblejë me 200 mijë euro skuadrën, nëse kalon në grupet e Europa League duke mposhtur Dinamon e Zagrebit.
Deri dje mendohej se shifra ishte 100 mijë euro.
Duket se Takaj ka ndryshuar mendje, meqë fitimet nga kualifikimi për Europa League janë të larta.
Takaj do t’ia komunikojë skuadrës këtë vendim të mërkurën, një ditë para ndeshjes në Zagreb.
Deri tani, bardhekuqtë gjithsej kanë fituar 100 mijë euro, të ndara në dy shpërblime nga 50 mijë euro për dy turet e fundit.
Klubi gjithsej ka siguruar 920 mijë euro duke kaluar tre ture.
dh.th
